Djegia e flamujve që është shfaqur nga video-pamjet nëpër faqet e internetit dhe mediat e ndryshme ka nxitur debate dhe rritur ndjenjat nacionaliste në Maqedoni.
Brenda një periudhe një javore janë shfaqur video-klipe nëpër mediat me pamje të djegies së flamurit shqiptar, por edhe atij maqedonas. MPB ka theksuar se nuk ka njohuri dhe nuk mund të idenfitikojë autorët e akteve të tilla që shfaqen nëpër faqet sociale të internetit.
Mediat maqedonase kanë nënvizuar se qarqe shqiptare po shfaqin ndjenjat e tyre kombëtare për bashkim kombëtar dhe urrejtje ndaj komunitetit maqedonas.
Ndërkohë, partitë politike shqiptare dhe ato maqedonase kanë dënuar këto akte, por ato kanë qasje të dalluara. Derisa partitë shqiptare akuzojnë aktet e djegies së flamurit shqiptar dhe thirrjet raciste dhe shoveniste kundër shqiptarëve, partitë maqedonase theksojnë se janë të shqetësuara nga aktet e tilla të djegies së flamurit të tyre.
“Ne kemi paralajmëruar që nga java e kaluar se mosreagimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë për ngjarjet e ndodhura në stadiumet në Prilep dhe Gjorçe Petrov, ku ishin evidente thirrjet shovene kundër shqiptarëve si dhoma gazi për shqiptarët, do të shfaqnin reagime edhe jashtë stadiumeve, të cilat ne gjithashtu i dënojmë”, theksoi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
VMRO-DPMNE është ndalur në shqetësimet për shkak të djegies së flamurit maqedonas, së fundi në një pamje të shfaqur në “youtube”, ku shihet akti i djegies pranë sheshit Skenderbeu.
“Kjo është një vepër vulgare, e papranueshme dhe nënçmuese, të cilën ashpër e dënojmë. ]do akt që ka për qëllim të bëjë padurueshmëri dhe ndarje është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga subjektet politike”, thekson VMRO-DPMNE.
LSDM gjithashtu ka dënuar djegien e flamurit dhe ka shprehur shqetësim për incidentet e tilla që janë shpeshtuar gjatë periudhës së fundit. Emilijan Stankoviq nga LSDM theksoi se në këto raste duhet intervenimi i shpejt i institucioneve përgjegjëse.
Deputeti dhe shefi i sekretariatit për informim i PDSH-së, Zijadin Sela deklaroi se partia e tyre dënon këto akte, mirëpo sipas tij, përgjegjësia mbi këto bie më shumë ndaj partive në pushtet. “Kërkojmë përgjegjësi nga BDI se çfarë ka bërë për djegien e flamurit shqiptar kohë më parë në Strugë, për parullat antishqiptare nëpër stadiumet në Maqedoni. Kjo parti vepron me kute të dyfishta”, theksoi Zijadin Sela, duke akuzuar edhe lidhur me ndalimin e katër të rinjve shqiptarë për shkak të vizatimit të grafiteve në Tetovë.
Sipas Kodit Penal, në Maqedoni djegia e flamurit dhe thirrjet që ngjallin urretje dhe racizëm parashohin dënime prej tre muaj deri në pesë vite burg. (INA)
Atje nuk mungojne ligjet me fryme evropiane e demokratike,por mungon vullneti per t`i zbatuar ato.Heshtja e perfaqsuesve te forcave politike dhe institucionale,eshte nje inkurajim per thellimin e incidenteve dhe te hendekut midis etnive ne ate vend.Ata jane verbuar nga urrejtja qe kane ndaj shqiptareve,se perndryshe do funksiononte shteti ligjor.E keqja eshte se maqedonasit e konsiderojne shtetin vetem si te tyren,kurse shqiptaret atje konsiderohen si emigrante te ardhur perkohesisht e njeres te dores se dyte e te trete.Po te kisha mundesi do t`i peshtyja ne fytyre lideret politike shqiptare,qe lejojne veten te trajtohen si te tille.
Flamuri i FYROM duket si ajo copa qe perdorte gjyshja ime per te arnuar robat me te perdorura…