Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” shkruan se përveç Gjermanisë, edhe Britania e Madhe, Austria dhe Holanda janë kundër vendimit të Komisionit Evropian që Serbia të fitojë statusin e vendit kandidat në BE.
“Ne duam që të shohim përkushtim të fortë të Serbisë në dialogun me Kosovën”, ka thënë ministri i jashtëm Uilliam Hague, teksa Britania iu bashkua Gjermanisë, Austrisë e Holandës në kërcënimin për përdorim të vetos për vendimin.
Më tej, gazeta shkruan se kjo javë do të jetë e rëndësishme për Ballkanin, nëse rajoni i trazuar në dekadat e fundit do të niset në rrugën e pakthyeshme drejt BE-së, apo të vazhdoj të përpëlitet nën ethet e tensioneve kërcënuese të vazhdueshme.
Pamjet e ditëve të fundit në veri të Kosovës, The Guardian i krahason me ngjarjet e kohërave të luftës në Jugosllavi në vitet 90-ta.
“Nëse Serbia nuk fiton statusin e kandidatit, atëherë punët do të shkojnë keq në Ballkan. Një Serbi e frustruar do të fokusohet në Kosovë, Bosnjë e Mal të Zi. Pastaj do të keni një vrimë të zezë në Ballkan” shkruan gazeta teksa citon zyrtarë të lartë evropianë dhe ekspertë. (INA)
“Nëse Serbia nuk fiton statusin e kandidatit, atëherë punët do të shkojnë keq në Ballkan. Një Serbi e frustruar do të fokusohet në Kosovë, Bosnjë e Mal të Zi. Pastaj do të keni një vrimë të zezë në Ballkan” shkruan gazeta teksa citon zyrtarë të lartë evropianë dhe ekspertë. <———————–
po he pra moj evrope , financo shqiptaret dhe boshnjaket dhe jo serbet qe mos te bejne me trazira ne ballkan !
si t'ja mushni bythen me lek ju normal qe ata per KS DHE REP SRPSKA DO TI SHPENZOJN !