Kryetari i komunës Kamenicë në Kosovë u rrethua të hënën në mbrëmje nga bukuroshe nga vende të ndryshme të botës. Ai ka shtruar darkë për për konkurrentet e spektaklit “Miss Freedom of the World” që do të organizohet në Prishtinë.
Surdulli u ka folur vajzave për historinë e komunës dhe arritjet e saj, raporton radio lokale Radio Premiera.
Ngjarja ka shkaktuar reagimin e fortë të PDK-së opozitare “për darkën e shtruar nga kryetari i Shaip Surdulli për vajzat ruse, moldave, ukrainase, bullgare e maqedonase, e cila i kushtoi buxhetit të Komunës 783 euro”, raporton Indeksonline.
Ish-kryetari i Komunës, Begzad Sinani shtron disa pyetje për Surdullin.
“Shaip Surdulli, si e ke ndjerë veten kur e pagove këtë faturë? A menduat për familjet e Kamenicës që për festa nuk kanë mundësi t’iu ofrojnë fëmijëve të tyre as kafshatën e gojës? Sa familje skamnore e individë i keni kthyer duarthatë nga ‘rezidenca’ juaj me thënien e famshme zoti të dhashtë dhe me arsyetimin se Komuna nuk ka para, se janë harxhuar në mandatin e kaluar?”, pyet Sinani.
Ka dashur te kullote syte edhe Shaip bolja hahahah, ça ben ky me kete emer, ik nderroje ore debil…………..
Hekuran, po cke me emrin e tjetrit o njeri i mire?! ca me teper, njeri vec per emrin ska asnje faj..800 euro si paska kushtu gje fare Shaipos..
Ky qenka kryetar shkerdhat
-O kryetar bajga ,njerezit jane te varfer ndersa ti na ben party
Njeri ilig
— Cojeni ne ndjekje penale per abuzim me fondet e komunes,kete idiot
Po qe te dy si ai Ish-dhe ky i sotit qfare jane se nuk po kuptoj,BEGZAD-SURDULL nga Kosova apo Pakistani.Qe te dy plehre jane.Kape njerin meshoj tjetrit.Sa per Popull as qe mendojne fare.
Ade Shuaip kaqoli ade !
Te paska qare syri per mellenja. Po pse s’na the o tu mbullte, per 300 evro te kishim derguar Turkofagos, reston e kishe futur ne xhep.
stalinsali- o bukur kjo qe the . Do ti dergoja e une ca turkofagus nga athina ketij Shaipit , se ka plot ketej nga keta. Jo vetem qe nuk do kishte harxhuar leket nga buxheti i Kosoves ,por do ta kishin pagur mbi te gjitha kete Shaip damllane . edhe qefi qef . Hahahahaha
O pleh i Kamenices. Te te vije turp per kete veprim. Vjen nga nje Komune me 70 % te poplullsise me varferi ekstreme. Hajn
Me 700 euro as ne nje gazete lokale nuk ben dot publicitet per komunen e jo me lajmi te shkoje deri ne Shqiperi e mbare boten nepermjet internetit!
Pra ai kryetari i komunes ka qen i zgjuar se e beri te njohur komunen e tij ne mbare boten vetem me 700€.
Nese 70% te komunes jane te varfer, per kete se ka fajin kryetari i komunes, po banuesit e komunes qe nuk krijojne aktivitete e te punojne, paraja nuk vjen nga qielli.
Argita: Nese mendon puna e darkes per prostitutat i ka bere publicitet ketij kryetari komune, atehere ta leme keshtu. Ky kryetar komune (Shaip Surdulli), qytet ku jetoj dhe une, e udheheq komunen tash e 12 vjet. (Qe nga mbarimi i luftes ne Kosove) dhe fajin me te madh per mbetjen zorre qorre te Kosoves, mungesen e zhvillimit ekonomik, varferine çdo dite ne rritje, e barte pikerisht ky. Paraja nuk vjen nga qielli, por nga nje klime e mire per zhvillim te biznesit, nga hapja e vendeve te reja te punes, politike te cilen duhet ta krijoj udhehqja komunale, nga menaximi i mire i Buxhetit etj. Ciao Argita
783 EURO ???? Une hap syte te gjej gabimin se ku ishte fjaja MIJE EURO e s ishte askund.
Ahhhhhh si nuk paskan ardhe ne shqiperi. se do te gjendej dhe fjala MIJE. Pra nuk do merakoseshim qe te paguanim nje fature 783 MIJE EURO.
783 eurot e harxhuara do ti faturonim ne 783 mije euro per kryetarin dhe partine.
Sa pa fat jemi aman!!!!