SHBA: Marrëveshja me Serbinë mbron interesat e Kosovës

6 Dhjetor 2011, 22:37Rajoni TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka mirëpritur marrëveshjen e arritur së fundi për menaxhimin e integruar të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç ka qenë rasti edhe me marrëveshjet e tjera të arritura brenda kornizës së dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja, Qeveria e Kosovës – siç thuhet në një komunikatë të Ambasadës – “ka treguar maturi dhe fleksibilitet në arritjen e kësaj marrëveshjeje me Serbinë”.

Kjo marrëveshje, sipas Ambasadës Amerikane, mbron dhe avancon interesat e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur.

“Marrëveshja për MIK mbështetet në mirëkuptimin e shtatorit 2011 ndërmjet Kosovës dhe BE-së e KFOR-it që ka vendosur kontrollin doganor dhe kufitar në pikat veriore kufitare të Kosovës dhe ka garantuar që Kosova do të ushtrojë kontroll mbi të gjitha kalimet e saj kufitare. Marrëveshja për MIK po ashtu siguron që zyrtarët doganorë dhe kufitarë të Kosovës do të qëndrojnë në portat veriore për të ushtruar mandatin e tyre sipas ligjit të Kosovës”.

Në komunikatë po ashtu theksohet se, tash është koha që edhe bllokadat e tjera ilegale të rrugëve në pjesën veriore të Kosovës të hiqen.

“Ato bllokada të rrugëve po pengojnë KFOR-in dhe EULEX-in për të ushtruar përgjegjësitë e tyre anekënd Kosovës në pajtim me mandatet e tyre përkatëse. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta se duhet të ketë liri të lëvizjes pa kusht kudo nëpër Kosovë për të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës”. /Zëri/

2 komente në “SHBA: Marrëveshja me Serbinë mbron interesat e Kosovës”

  1. enh says:

    si kjo mareveshje mbron kosoven zoti ambasador kur kufijte e nje shteti sovran si e keni njohur ju do mbrohen nga vete ata ,si dhe nga miq e armiq.ne opinionin tim ende seshte e qarte,por ne amerike sidomos hebrenjte thone,perendia punon ne rruge misterioze,.dhe te gjithe me dashje apo jo bejne vullnetin e saj,dhe une gjithmone them,hajde zoteri,dhe vendos paqe ne toke

  2. dona says:

    Ky njeri eshte vetem per qofte dhe birra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje