Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve është në harmoni të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, ka deklaruar sot në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi.
Ai tha se me këtë marrëveshje në veri të vendit është vendosur rendi dhe ligji, ndërsa Serbia e ka njohur kufirin shtetëror të Kosovës.
Ai ka thënë se në të gjashtë pikëkalimet kufitare, do të zbatohet legjislacioni i Kosovës nga ana e të gjitha agjencive të Kosovës, ndërsa EULEX-i sipas ftesës së institucioneve të Kosovës, do të jetë aty për monitorim dhe të mbështes zbatimin e standardeve evropiane për menaxhimin e integruar të kufirit.
Po ashtu, sipas tij, simbolet shtetërore të Kosovës, do të jenë të vendosura kudo, si në Merdare, ashtu edhe në pikën 1 dhe 31. /rtk/
Shit Saliho Berishiqi ne jug te Shqiperis,shit Hashim Thaqiqi ne veri te Kosoves,kjo eshte edhe nje fitore e dhuruare nga agjenti i Serbis dhen Serbit per ti ja letesuare hyrjen ne EU Serbis,defintivisht Kosova shkon drejt Konfederates me Serbin
Je budalle apo luan budallin?
nuk e kuptoj ky thote serbia njeh kufijte e tij dhe ata thone kure,dikush genjen,dhe lind pyetja kush?!