Çka duhet të ndodhë në Kosovë që presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, të marrë guximin dhe të deklarohet brenda njëzet e katër orëve? Për fiks nëntë muaj sa është në krye të shtetit, për asnjë zhvillim që ka përfshirë Kosovën, ajo asnjëherë nuk ka reaguar, të paktën pa marrë kritika nga shoqëria civile apo nga mediet.
E konsideruar si “presidente për gjynah” ajo nuk ka reaguar as për ngjarjet tragjike që kanë ndodhur në veri e as tash për Marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit. Madje ka ndodhur kjo marrëveshje dhe Atifetja ka zgjedhur “bunkerizimin”, duke i ikur secilës mundësi që të prononcohet për çështjen në fjalë.
Për çështjet që Jahjaga pothuajse asnjëherë nuk ka marrë qëndrim janë deklaruar të gjitha subjektet politike, madje edhe shumë organizata joqeveritare që monitorojnë politikat e ekzekutivit.
E gjithë kjo heshtje nga presidentja e vendit për anëtarët e partive opozitare shihet si “strategji e gabuar”. Ata theksojnë se marrja e qëndrimit karshi proceseve të rëndësishme nëpër të cilat kalon vendi është obligim kushtetues i Jahjagës.
“Për çështje të rëndësisë së madhe, sidomos për çështje të rëndësisë nacionale si kjo e fundit është e domosdoshme që të gjitha institucionet të japin qëndrimin e vet, përfshirë edhe Presidencën. Kjo është e domosdoshme dhe është normë kushtetuese”, thotë anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala.
Ai thekson se e para e vendit ka obligime kushtetuese që funksionin e saj si shefe e shtetit ta ushtrojë me përpikëri.
Ndërkaq, deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Florin Krasniqi, thotë se fakti që Jahjaga nuk po merr qëndrim për vendimet dhe veprimet e qeverisë, duhet të shikohet edhe nga këndvështrimi që Presidenca nuk dëshiron t’ia mbulojë bëmat ekzekutivit./zeri
Kjo eshte Kukulla ne zarfin e Delli-itttttttttt
Po edhe une do ti thoja mbyllu se i mbyllur Rugova kali shum mir Pacolli i cili ishte shum i hapur e pat se shka i banen si ne kuvend si jasht kuvendit titistat dhe udbashet e serbis e shqiptaret zakonisht e adhurojn ate qe nuk punon mir per popull shiqo si mban pushtet fazlliqi ne Shipni.
Unë kuptoj se presidentja e Kosovës; Z. Jahjaga, ka dy detyra kryesore historike(të përcaktuara dhe me afate kohore) gjatë mandatit të saj :
1) Bërjen e Kosovës me kushtetutë të re, ku ndryshimi kryesor ( me Kushtetutën aktuale ) është zgjedhja e presidentit direkt nga Populli.
2) Kryerjen e zgjedhjeve të ndershme dhe të qeta.
XHEMA !
C’te flase shkreta? Te flasesh duhet te kesh mendim. Ku e e gjeti mendimin ajo, duke lare tenxheret e shtepise apo duke bere policen? Lereni te shkreten te haje ate rroge. Te pakten nuk trazon gje me injoacene saj.