Ministri i Kulturës, makinë 47 mijë € me paratë e trashëgimisë kulturore

7 Dhjetor 2011, 11:41Rajoni TEMA

Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, do të jetë më rehat kur do të ketë nevojë të udhëtojë nëpër vende të ndryshme të Kosovës. Të martën atij i ka ardhur vetura e re “Touareg”, e prodhuar në vitin 2009, që i ka kushtuar buxhetit të Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve plot 47 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”. Paratë i janë marrë Departamentit të Trashëgimisë Kulturore. Kësisoj njëri nga projektet e këtij departamenti mund të jetë “djegur”. Por këtë thotë se nuk e di as zëdhënësi dhe këshilltari i ministrit, Shasivar Haxhijaj. Madje blerja e kësaj veture nuk ka qenë e planifikuar në Buxhetin e vitit 2011.

Haxhijaj ka dhënë disa arsye të tjera që sipas tij përse ministri nuk ka mundur ta shfrytëzojë atë.

”Më së paku dy-tri herë e ka lënë në rrugë ministrin kur ka pasur konferenca të rëndësishme dhe gjatë udhëtimeve në Prizren ose Pejë. Është dashur të gjendet një zgjidhje alternative”, ka thënë Haxhijaj.

Vetura e re e ministrit ka 70 mijë e 100 kilometra të kaluara.

5 komente në “Ministri i Kulturës, makinë 47 mijë € me paratë e trashëgimisë kulturore”

  1. kv says:

    qenka si e rucit vetem se rruci e ka marre me kredi .a labi i ndyre me i ndyre se ndyrsira
    .te urrej

  2. Abschaum says:

    Wallahi qonka kerr shum i mire,

  3. adriatik says:

    47 mije euro dhe e 2009?

    Ajo makine kushton 30 mije euro po reston e fut ne xhep ministri.

    Hallall

  4. Shqip. says:

    Ky bën dhe si muslimon i devotshëm çne me të tilla afera korruptive.Apo shpirt ka dhe ai duhet ta lyej pak dorën ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje