Daut Haradinaj
“Kjo marrëveshje e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një thikë pas shpine ndaj Gjermanisë. Po ndihem si m… çfarë qeverie keni”, kështu i kishte shkruar një diplomat perëndimor deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinajt, pak çaste pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë, derisa ky i fundit në ato momente ndodhej në Shqipëri, ku kishte marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Naltëmadhënisë së Tij, Mbretit Leka Zogu I.
Me këtë “sms”, deputeti i AAK-së mundohet që ta shpjegojë “se kush ka fituar, e kush ka humbur” nga marrëveshja e arritur ndërmjet Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviqit për menaxhimin e integruar të pikëkalimeve. Sipas tij, me këtë marrëveshje Kosova jo vetëm
që nuk ka përfituar asgjë, por, shton ai, qeveria e vendit ka hequr dorë në njëfarë forme nga sovraniteti shtetëror.
Daut Haradinaj, në një intervistë dhënë për gazetën “Zëri”, thotë se jo vetëm kjo marrëveshje, por të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare duhet të kalojnë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës, sepse siç shprehet ai, “për këtë na obligon edhe Ligji për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”..
Kur bëhet marrëveshje në mes qeverisë nga Beogradi dhe qeverisë nga Prishtina (në këtë moment) bëhet marrëveshje e bandave kriminele nga këto dy qeveri të ndyta të Evropës.
Ju garantoj se as serbi dhe as shqiptari nuk do të fitoj nga kjo lojë, por vetëm personat e tretë kriminelë.
shume mos e kruaj gjermania,pasi ata qe i vune te neshkruajne kete mareveshje,e dine ceshte rusia dhe se ka per gje te arije edhe nje here deri ne gjermani,e mira eshte qe popujt e ballkanit mos shkojne pas mendjes se djemve te hitlerit,dhe masonise ,por ta gjejne zgjidhjen midis tyre ne dialog,dhe te koperojne per ta kthyer gadishullin,ne vend paqeje,dhe per te ngritur nivelin e jeteses se ballkanasve,dhe te gjithe ti shikojne kufijte vetem si kufij gjeografike.
Jo nga “dashuria” dhe simpatia per qeverine Thaci, por fjalia: “Marreveshja Kosove-Serbi, thike pas shpine per Gjermanine”, per mendimin tim, eshte nje rrene e kulluar e zotit Haradinaj. Qe te jemi me konkret: Gjermania eshte pro bisedimeve teknike me Beogradin; Gjermania respekton Kosoven dhe shtetesine e saj, por asesi ne dem te Serbise – kjo duhet te jete e qarte per cdokend. Gjermania (jo vetem ne parim) eshte fortesisht pro nje Serbie evropiane. Veprimi i Gjermanise per bllokimin e dhenies se statusit te kandidadit per BE, ka te beje kryesisht me sulmet e serbeve ndaj ushtareve gjermane te KFOR-it, ku pati edhe te plagosur (gjermane dhe austriake). Pra, te mos zbulojme gjera qe nuk ekzistojne. Te jemi me afer REAL-POLTIKES e jo pallavrave patriotike boshe…