Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim në favor të kërkesës së Avokatit të Popullit, i cili ka kërkuar anulimin e nenit 14, paragrafi 1.6, si dhe të neneve 22, 24, 25 dhe 27 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit.
Avokati i Popullit pretendonte se Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit përmban dispozita që “u mundësojnë deputetëve të Kuvendit të Kosovës të realizojnë pensione që janë më të favorshme se çdo përfitim tjetër pensional për qytetarët e tjerë, dhe se ato dispozita nuk janë në përputhje me parimet kushtetuese të barazisë, sundimit të ligjit, mos diskriminimit dhe drejtësisë sociale”.
Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se pasi që janë analizuar ligjet, rregulloret dhe dispozitat kushtetuese vendore në fuqi, pasi janë analizuar edhe legjislacionet në praktikat botërore dhe pasi janë marrë parasysh edhe vendimet e gjykatave kushtetuese të vendeve të tjera në lidhje me çështjet të ngjashme, është arritur në përfundim se kërkesa e Avokatit të Popullit është e pranueshme dhe se disa nga privilegjet e deputetëve shkelin dispozitat kushtetuese./KD
NJE SHEMBULL I SHKELQYER I PROPOZIMIT TE AVOKATIT TE POPULLIT DHE VENDIMIN E GJYKATES KUSHTETUTE TE KOSOVES NGA DUHET TE MARIN SHEMBULL DHE TE VEPROJNE ORGANIZMAT PARALELE SHTETERORE NE SHQIPERI SEPSE LIGJET DHE PERFITIMET MONETARE TE INSTITUCJONEVE KRYESORE TE SHTETIT, MINISTRAT, DHE DEPUTETETET GJATE KOHES QE USHTROJNE DETYREN DHE MBASE SAJE DUHET TE RISHIKOHEN SA ME PARE SEPSE, PRIVILIGJET EKONOMIKE MONETARE JANE MARAMENDESE NE KRAHASIM ME PAGAT E SHTETASVE SHQIPETARE DHE NIVELIN E JETESES SE POPULLIT SHQIPETAR.