“Nëntoka” e pushtetarëve

12 Dhjetor 2011, 11:44Rajoni TEMA

Mega tenderi për ndërtimin e tri parkingjeve nëntokësore për 1500 vetura dhe objekteve afariste në qendër të Prishtinës do të bjerë së shpejti në duar të pushtetarëve kosovarë, përkatësisht të bizneseve të themeluara nga këta të fundit.

Komuna e Prishtinës tashmë ka parakualifikuar katër kompani për projektimin, ndërtimin, financimin dhe operimin e tri parkingjeve nëntokësore, duke përfshirë edhe objekte afariste në tri lokacione të ndryshme të kryeqendrës nëpërmjet Partneritetit Publiko-Privat(PPP) për 40 vitet e ardhshme, përderisa shpallja e fituesve do të ndodhë gjatë këtij muaji.

Kompanitë e parakalifikuara janë: “Mabetex”, kompania e themeluar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, kompania Services Group International(SGI) LLC, e cila bashkë me kompaninë “DD Interiors” të themeluar nga kreu i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP), Dino Asanaj, e kanë ndërtuar fshatin superluksoz në periferi të Prishtinës( Fshatin Ndërkombëtar), i cili është i populluar kryesisht nga politikanët dhe biznesmenët vendorë./zeri

2 komente në ““Nëntoka” e pushtetarëve”

  1. Luani says:

    Më shumë se 90% të banorëve nga Kosova kanë më pak se një euro për të shpenzuar në ditë. Më shumë se 90% të ministrave nga Kosova kanë më shumë se një milion euro për të shpenzuar në ditë.

    Sa turp për BE-në dhe SHBA-në për këtë marrëveshje, me këta pisa!

  2. besim says:

    Ashtu eshte kta jan mafia e krimeve ekonomike qe favorizoijn njeri tjetrin ne perfitime te tenderave dhe korrupsion mjer na mjer qka po na bon korrupsioni e pa drejtesia bre nanen jav …. se ktyne na duhet me jav bo ma keq se ne libi qe e rrezuan regjimin e gadafit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje