Serbët djegin flamurin e BE: Nuk e duam këtë kullë letrash që po shpërbëhet

9 Dhjetor 2011, 18:06Rajoni TEMA

Menjëherë pas vendimit të marrë nga Bashkimi Europian për mosdhënien e statusit të vendit kandidat për Serbinë, kanë reaguar partitë serbe. Zyrtarët e Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë kërkuar që Serbia menjëherë të ndërpresë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Përfaqësues të kësaj partie kanë organizuar sot para Presidencës serbe protesta kundër vendimit të BE-së dhe nën moton “Serbia nuk e do anëtarësimin në BE”, zyrtarët e SRS-së i kanë vënë zjarrin flamurit të BE-së. “E vetmja gjë e keqe që ka mundur të na ndodhë nga pranimi i Serbisë si kandidate në BE, është vendimi se për këtë do të vendoset në mars”, ka thënë nënkryetari i SRS-së, Dragan Todoroviç.

Sipas tij, agonia do të vazhdojë në tre muajt e ardhshëm, derisa të përmbushen të gjitha kushtet e BE-së dhe SHBA-ve që Serbia vullnetarisht ta pranojë pavarësinë e Kosovës. “Të kota janë rrëfimet e tyre se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, sepse në sfond do të pranojnë absolutisht gjithçka që Kosova të ekzistojë si shtet i pavarur”, ka thënë Todoroviç, duke shtuar se BE nuk do të ndalet në rrëmbimin e Kosovës, por se paralelisht do të bëjë presione për pavarësinë e Vojvodinës dhe autonominë e Sanxhakut. “Serbia nuk ka alternativë.

Rroftë Serbia e Madhe, rroftë Vojislav Sesel (i akuzuar i Hagës për krime kundër njerëzimit)”, ka thënë zyrtari i SRS-së, Zoran Krasiç. Serbët, sipas nënkryetarit, Milorad Mirçiç, nuk duan anëtarësimin në BE, sepse është kullë e letrave që e vetmja gjë që i ka ngelur është të shpërbëhet.

18 komente në “Serbët djegin flamurin e BE: Nuk e duam këtë kullë letrash që po shpërbëhet”

  1. Kosova e kuqe says:

    rrini aty ku jeni se po hyt ne Europe do flliqni Europen me nacionalizmin barbar,humbesit e te gjitha luftrave ne ish yugosllavi kerkojn Serbine e madhe.Ne Kosove filluat me nacionlizmin tuaj fashiste dhe ne Kosove gjetet fundin tuaj.Poshte serbet e Serbija.

  2. Epirioti says:

    Jane per tu patur zili keta Serbet per Respektin & Patriotizmin dhe Nacionalizmin qe kane per shtetin e tyre. Aq shume jane, saqe pretendojne edhe ate qe su takon, ate qe kurre se kane pasur, dhe sbesoj se do ta kene, kurese ne Shqiptaret shohim dita dites si Degradohet shteti yne. Ku Politikanet bejne gare kush e kush te vjedhi me shume dhe askush nuk proteston. turp turp shume turp

    1. Rani says:

      Epo ça te besh or burre, shqipet jane frikacake nuk jane si keta qe nuk pertojne te dalin pa i thirrur opozita, jemi popull legen pa vner, dhe keta karakteristika na kane ngelur nga sundimi 500 vjeçar turk. Kjo pra tregon me se miri se pse na kane marre toka serbet neve dhe nuk ju kemi marre neve atyre, besoj se komentet jane te teperta……..

      1. X says:

        rano ata i morren tokat sepse ja u dha konferenca e londres 1913.

        1. Rani says:

          O x e kam pasur 10 historine, serbet nuk e moren ne zarf Kosoven apo jo? Ata ( evropianet) ju thane per ne mund ta merrni po patet bythe, dhe natyrisht ata paten bythe siç e tregoi me vone historia apo jo?

          1. raimondi says:

            jo or ca thua ?–
            Serbet e moren tamam ne zarf –Ne fakt ata e moren me ndihmen e Turqise

            Luftonte Turqia kunder shqiptareve te Kosoves dhe Shqiptareve te Malit te zi
            per tua dhene tokat e shqiptare serbeve dhe mala zezeve ,sepse ashtu
            kishin vendosur te medhenjte –Anglia, Rusia ,Franca ,Gjermania etj

            –Serbet nuk luftuan fare per ta mare Kosoven ,se nuk kishin bythe –,ishin komb rrembythje

            –Por Rusia fitonte ne lufte kunder Turqise dhe e detyronte Turqine tja jepte Kosoven serbeve

            Ndersa tani bejne si te forte,por jane tamam karagjoze

            –Se po te ishin aq trima ,per 50 vjet Shqiperia ishte vetem, dhe nqs ata
            do e sulmonin Shqiperine askush nuk ju thoshte azgje ..
            .mirpo nuk ua mbante bytha

            ……dhe nga frika e Shqiperise ata nuk e ngacmonin as Kosoven –Ndersa tani Shqiperia eshte shtet pa armatim

            1. plaku says:

              raimondi,
              O zot, sa gomar qe je ?

    2. preng sherri says:

      EPIROTI
      cfare ti shtosh komentit tend!
      ne jemi thjesht nje komb dordolec dhe asgje tjeter.
      nuk besoj se ka serb qe degjojne muzike shqip! shqipfoles te cilet degjojne muzike turke,serbe e greke jane shumica e kombit tone,pasta pretendojme te jemi komb dhe te rifitojme trojet e humbura.Ne dhe ato qe kemi ne keto momente,eshte sepse keshtu don bota,jo se kemi takat ne.
      Ka qene emocion per mua kur shkova per here te pare ne trojet shqiptare ne Mal te ZI,dhe mendon per vuajtjet,dhimbjet pa fund qe kemi kaluar gjate historise,por e kote , pasi harrojme shume shpejt.Pula e ka kujtesen me te gjate se ne. Ne rast se merr pjese ne nje dasem te veriut te Shqiperise,ndoshta nuk me beson por eshte e verteta,kercejne nje valle serbe,me duket quhet e Koles?!, per te mos fol per shumicen qe degjojne turke apo greke,dhe kjo pothuajse ne pjesen me te madhe te atyre qe deklarohen shqiptare.
      Per mua eshte thjesht e papranueshme nje dukuri e tille,por e verteta eshte se jemi thjesht zhele.

    3. phoenix says:

      Shume e vertete! Ata mbrojne ate qe nuk e kane, kurse ne nuk jemi te zote te mbrojme vendin tone.

    4. E meriton says:

      Serbet jane popull, dhe hallal sepse jane Burra.

      Une jam Shqiptar dhe do te doja qe Shqiptaret tu ngjanin ketyre Sllaveve, si nga nacionalizmi dhe nga besnikeria e virtyti njerezor.

      Ne si Shqiptare, kemi shume gjera qe te mesojme nga keta Sllave qe dine si te sillen me te huajin.

      Ne jemi nje popull legen, dhe kur te behemi si keta, atehere te kerkojme llogari.

      Ata e bejne, ne nuk e bejme dot!!!!

  3. Muuuuuuuu says:

    Serbet e kane nje fjale per Shqipetaret-100 Shiptari 100 Dinari pra i bjen qe gjdo Shqiptar ta blen me nga 1 dinare,ja se qfare NACIJONALIZMI kemi ne Shqiptaret,nje populle qe ne qeverit e veta i mbane Thaqin(me shok) dhe Berishen atij populle si thuhet…..

  4. fane mirdite says:

    o zoterinje qe nuk jeni llapni kot e me koti ,kritikat beni perpara vetes pastaj zini ne goj shqiptaret .me ka rastis qe te bej debat me nje serbe qe kishte shok nje shqiptar nga tirana me fliste per historine mes te barit dhe me te madhe ja ktheva se kure ne iliret benim ligje ndertime dhe shume gjera te tjera , ju kacavireshit ne maj te pemes atje ne siberi ku ishit foli baristja ky nuk eshte si ai shoku jot qe me nje konjak te lepin bethen .

    1. trust_no1 says:

      Ate serbin se paska zene gjumi nga argumentet e tua o fane. Po sdo kete pas kohe te te tregonte se kur ndertonin Beogradin e benin shtet ti o ilir i lashte jetoje ne Republiken e Mirdites, dhe deri para 70 vjetesh asgje nuk te dallonte nga mesjeta e hershme. Po pika mua qe merrem me ty se pikerisht kjo gje na ka lene ketu ku jemi. Mburrjet idiote per racen tone ilire, nga e cila meqe ra fjala nuk kemi as 30% te ADN. Sigurisht mirditoret ne kete pike bejne perjashtim se nuk i degjeneroi turku.

      1. lloqe lloqe says:

        trust_no1 -nuk ke çfarë të bësh…, është proçes.
        E keqja është se zbulon sa te pa nxënë jane shiptarët me historinë e të vërtetat pa politikë e pa mburrje fëmijesh të natyrës; Ilirët ishin bukurosh, shpatullgjerë, sybojëqiell, mikëpritësa…dhe burra me karakter ha haaaa…
        E mira është se proçesi ka filluar më në fund dhe me siguri që me kohë do të japi rezultat.
        Me Salën a me Edin, pa Salën a pa Edin nuk ka shumë rëndësi…, koha bën te sajën e koha në gjithë historinë e popujve ka punuar për shthurrjen e tribuve.
        Shqipëria është ndoshta ndoshta i fundit popull në Europë ku struktura fisnore/tribuja është akoma funksionale.
        Proçesi i shthurrjes së strukturës tribale në Shqipëri ka filluar në 150 vjetët e fundit me shpejtësi të ndryshme e rezultate të ndryshme në trevat Shqiptare. Shthurrja më e plotë ka ndodhur në e përreth zonave të mëdha urbane. Akoma vazhdon të kete përedorim e kuptim në trevat Gegno-re. Në jug ëshhtë më e shthurrur e më e parregullt, por akoma fuqishme në Kurvelesh, Mallakastër, e malësitë e Jugut në përgjithësi.
        Kultura e doket tribale që kontrollojnë mentalitetin e aktivitetin përditor të Shqiptarit janë në konflikt me doket e zakonet më të reja te fituara nga jeta e urbanizuar ku fisi, e tribuja zbehen e ku individi fiton një rol me më shumë fuqi se familja, fisi, tribuja e origjinës.
        Shqipëria është në një rrugëtimm me shumë stacione dhe një nga ndodhitë më të rëndësishme për gjatë këtij rrugëtimi është pikërisht zhveshja nga kostumi i rëndë e i lashtë i tribalizmit.
        Koha kur 2 shqiptarë që nuk njihen do të takohen duke mos patur më kuriozitet për mbiemrin e njëri-tjetrit (fisit/tribusë), ajo do të jetë koha kur shqiptari është në Europë me mentalitet.

  5. bbb says:

    Nje gje ka te vertete ne qendrimin e popullit serb…Zyrtaret e Evropes jane nje tufe teknokratesh te paaafte qe po marrin ne qafe pothuaj tere shtetet e ketij bashkimi fals. Po ne shqipetaret fluturojme me presh ne bythe. Evropa po loogarit shperberhejn e bashkimit te vete, kurse ne mezi presim te futemi ne kete eksperiment deshtak

  6. enh says:

    mos u shqetesoni djema keni rusine e kinen qe ju thone da,da ,da,keshtu dhe ashtu gjithe perndimi eshte ne krize,perse mos beheni ambasadore te lindjes ne perendim,dhe tju bien bazaq e tju mbrojne,se kete se kane per gje po ti thote masonia te vine e tu bombarddojne prape,pse mos jeni ju kete rradhe,spektatore dhe te shikoni ata te bombardojne ata qe ju shkateruan.

  7. demi says:

    Nese me kulle letrash nenkuptohen shtetet anetare te BE ne forme te piramides dhe ne maje te saj BQE, atehere pavaresisht se nuk na pelqejne serbet, ata kane thene nje te vertete te pakundershtueshme, sepse eshte pikerisht kjo banke, e cila, eshte shkaktare kryesore e krizes financiare bashke me FMN.

  8. endacaket says:

    obobob endacaket serb na qenkan mbledhur ketu per te diskutuar per antarisimin e serbis ne BE-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje