Burime të sigurta të Portalit nga Veriu i Mitrovicës bëjnë të ditur se EULEX-i në Jarinjë ka bllokuar autokolonën e Rusisë me ndihma humanitare të destinuara për serbët në veri.
Paraprakisht burimi njofton se serbët e kanë hequr barrikadën në Jarinjë për t’ia liruar kështu kalimin autokolonës.
Por, me të kuptuar se EULEX e ka bllokuar rrugëtimin e autokolonës që vinte nga Rusia me ushqime për ta, serbët në shenjë hakmarrje kanë bllokuar rreth 10 automjete të EULEX-it në Zveçan.
Sipas burimeve të Portalit, bllokimin e autokolonës, EULEX e ka arsyetuar se ajo duhet të shoqërohet nga kjo strukturë deri në destinacionin final. Gjithashtu burimi bënë të ditur se autokolona shoqërohej edhe nga ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Konuzin i cili është i njohur për qëndrimin e tij radikal./lajme shqip
shume mire ja kane bo!legena serbo+rus.