Kryeministri Hashim Thaçi ka kritikuar LDK-në dhe qeverisjen e Prishtinës nga rivali i tij, Isa Mustafa. Ai ka thënë se Prishtina qeveriset më së keqi në Evropë.
“Modeli i LDK-së është modeli i qeverisjes së Prishtinës, model ky më i keq i mundshëm në Evropë. Qeverisja në Prishtinë është dështuar, kryeqyteti është në kolaps të plotë pikërisht nga mungesa e qeverisjes së mirë dhe mungesa e vizionit për ta shndërruar këtë qytet në qytet bashkëkohor”, ka thënë Thaçi në një intervistë për gazetën Express.
Ai ka folur edhe për cështje tjera. Thaçi ka thënë se tash për tash nuk po planifikon ta heq ndonjë ministër. Kuvendi zgjedhor i PDK-së ka thënë se do të mbahet në mes të vitit të ardhshëm. Thaçi ka treguar po ashtu se është duke shkruar një libër autobiografik.
Eshte e para ajo e sali berishes ,ajo eshte me e keqja ,ju nuk keni vrare me gjak te ftohte e me duar ne xhepa,pastaj jeni ju.
Secila parti në Kosovë e cila e fajëson partinë tjetër për dështim në Kosovë e flet, fatkeqësisht, të vërtetën.