“Komercializohen” minaret e xhamive

15 Dhjetor 2011, 13:31Rajoni TEMA
“Komercializohen” minaret e xhamive

Nje minare me antena

Minaret e xhamive, në të cilat hipej dikur për të thirrur ezanin, tani janë kthyer në objekte biznesi dhe po shërbejnë për përfitime materiale. Lartësia e tyre ideale mbi objekte përreth ka bërë që ato të mund të shfrytëzohen për përçuesit e valëve të telefonisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Kompanitë e telefonive mobile që operojnë në Kosovë kanë vendosur antenat për telefoni celulare në minaret e disa xhamive, që është një veprim jo i rëndomtë afarist i kontraktuar me përfaqësuesit e bashkësisë lokale islame.

Kjo për zyrtarë e Bashkësisë Islame nuk është asgjë e pazakontë. Ahmet Sadriu, nga Bashkësia Islame e Kosovës, thotë se antenat e vendosura në minaret e xhamive janë në marrëveshje me këshillat lokalë të BIK-ut.

“Antenat nuk pengojnë asgjë nëse vendosen në minare“, thotë Sadriu.

Për antenat e vendosura në minare, zyrtarët e operatorëve të telefonisë mobile thonë se kanë leje.

“Për antenën e vendosur në këtë lokacion telefonia mobile IPKO posedon leje nga qendra e Bashkësisë Islame, dhe çdo instalim në këtë pikë është bërë në pajtim me këtë institucion”, thotë Alban Kastrati nga kompania IPKO.

Sipas trendëve të pagesës, për vendosjen e antenave qiraja mujore sillet prej 300 deri në 500 euro. Banorët përreth xhamive kanë qenë shumë të befasuar kur e kanë parë antenën në minaren e xhamisë në lagjen “Dodona” në Prishtinë.

“Nuk kemi parë diku tjetër të shfrytëzohen minaret për vendosjen e antenave apo gjërave të tjera prej të cilave përfitohet”, thotë Arben Krasniqi.

Xhamitë përpos qirasë do të kenë përfitime edhe nga shfrytëzimi i gjeneratorit të rrymës, i cili po ashtu është pjesë e infrastrukturës së siguruar nga operatori i telefonisë.

12 komente në ““Komercializohen” minaret e xhamive”

  1. Kalorsi i zi says:

    Futini dhe nje dhome dhe beheni MOTEL, se fitoni me shume ahahaha, sa e duam fene ne shqiptaret. Antenat e telefonise jane kancerogjene.

    1. Pelikani says:

      Sipas Kuranit.com… antenat nuk jane Kancerogjene! Ato ndihmojne ne komunikimin mbidis njerezve dhe ne rritjen e buxhetit te xhamis per kryerjen e akteve terroriste dhe lenien e popullit injorant dhe … zhul! Ku ka me mire se kaq!

      1. net says:

        un e di qe tallesh, por tallja jote eshte shum e dodet.

        sa vjec je?
        ne klase te gjashte ose te 8 max mund te jesh.
        rritu pak.

  2. Bazarxhevap says:

    Hahahahahahahahahah, kesaj po qe i thone xhami moderne!

    Prit kur te ulet edhe ndonje UFO aty per tu furnizuar.

    Kinezerirat e muxhahedineve nuk kane te sosur. Hallall!

  3. net says:

    Nese shohim radioktivitetin qe kan antenat e fuqishme un personalisht nuk do te isha ne dakort te lihen te vendosen ne minare pasi besimtaret te cilet frekuenotjn shpesh xhamite mund te perballen me semundje shkak rrezatimesh…

    Un besoj se kompanite mobile kan peshkuar muslimanet naive e te sinqerte dhe mbi te gjitha te varfer per pak para te cilat te shkretet i perdorin per mirembajtjen e xhamise apo ndonje ndihme te vogel…

    ne te tere boten antenat nuk lejohen ne qendra te banuara apo te pakten sa me larg qendrave te banurava..

    1. Aldo says:

      Antenat e celulareve nuk te bejne dem…rrezatimi elektromagnetik nuk asht i demshem…Antenat ne gjithe boten vihen ne qytet,ne fshat ku te kete nevoje mbulimi i operatorit…Studimet e fundit tregojne qe celularet nuk te bejne dem punojne thjesht me vale radiojeje.

      1. net says:

        shum i informuar qenke me shkencen, bravo…

  4. Cakalli7 says:

    allafi me iphone

  5. Shefqet Cela says:

    Jazek u qofte!
    Antenat rrezatojne vale te rrezikeshme per shendetin. Per te vendosur ato ne nje vend, duhet marre leje nga popullata dhe jo nga bashkesija islame. As shteti nuk ka te drejte pa miratim dhe pagese banoreve.
    Vatikani eshte ne konflikt me nje lagje dhe rrezikon gjoba te renda.
    Siç duket edhe Kosova ka vendosur shtet rrumpalle, nen shembullin e Saliut.
    Vazhdoni keshtu pa ligje se do tja shifni hajrin!

  6. Grigor says:

    Institucionet e kultit kane qellim strikt fetar. Ne momentin qe kthehen ne objekte biznesi dhe synohet te nxirret fitim, ato mund te jene gjithcka pervecse objekte fetare. Ose do punosh per parane ose per perendine. Nuk mund t’u sherbesh dy padroneve njekohesisht. Me sa shoh bashkesia islame e Kosoves e ka zgjedhur padronin e saj, vetem se nuk e pohon me goje.

  7. D_malesia says:

    koncerin e vertete e prodhojne xhamite , harrojini antenat ,

  8. gjini prej mirdite says:

    ME SIGURI ANTENAT DO TI KENE VUE SERBET,SE ATO KUJDESEN PER “shendetin ” e kosovareve!!!!!!!!
    Ketij i thone BISNES HALLALL.!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje