Clinton u kundërvihet rusëve: Nuk ka kriza humanitare në Kosovë

15 Dhjetor 2011, 12:39Rajoni TEMA

Shefja e diplomacisë amerikane, Hillary Clinton i kundërvihet pretendimeve ruse dhe serbe për gjoja ekzistimin e krizës humanitare në veri të Kosovës, për çka Rusia dëshiron të dërgojë ndihma.

“Ne kemi kontaktuar me OKB-në dhe të tjerët. Ata nuk raportojnë për krizë humanitare apo nevojë. Ne i inkurajojmë qytetarët e Kosovës, sidomos ata në veri që të punojnë së bashku. Sipas Kushtetutës së Kosovës atyre u garantohen të drejtat e barabarta dhe shtetësi e plotë”, ka thënë Clinton pas takimit me Presidenten e Republikës, Jahjaga.

E pyetur për këtë çështje, Jahjaga ka thënë se Kosova do të respektojë konventat ndërkombëtare për ndihmat humanitare. (indeksonline)

 

4 komente në “Clinton u kundërvihet rusëve: Nuk ka kriza humanitare në Kosovë”

  1. Kalorsi i zi says:

    Eh moj Kosove qe do tju fusin ne lufte prap. Na kane vene disa kriminela ne fuqi qe moralisht nuk mund ti mbroj askush dhe do perplasen gjelat ne kurriz tone.

  2. stalinsali says:

    GOD BLESS THE UNITED STATES OF AMERICA !

  3. Ilir says:

    … Amin o stalinsali

  4. enh says:

    ha,ha,ha,kujton se kosovaret jetojne si amerikane qe vjedhin gjithe boten me masonine,qofte kosova,qofte shqiperia seshte ne asnje defter,te botes qe shikon ti,vetem hotelet e sallat,ku presin ambasadoret e iluminatit,dhe shefat e veglat e tij,ngjasojne pak,thua se agjentet e rusise,se shikojne gjendjen ne teren,apo mos ata kerkojne pretekst per te,bere pershesh politiken tuaj,avash mos dhe nderhyne,e bejne baza ne serbi,se besoj se diplomatet ruse bejne gabim,dhe ne opinionin tim,kosova perben,nje zanafille te re per ameriken,dmth,disfaten e politikes se jashtme te saj,qe u pasua,edhe ne vendet e tjera ,pra pak a shume tregoi se ska me perrandori e perandore,ska me fuqi qe te nderhyne ti rimekembin,e ti bejne si ato,ashtu si punoi dikur plani marshall,e me korene e japonine,kurse tani ajo qe ngelet nga pushka e djeg zjari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje