Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader, i cili është në gjyq për korrupsion të dyshuar, u lirua sot pasi e pagoi dorëzaninë në shumë prej 2.1 milionë dollarësh.
Sanader duhet të qëndrojë në Zagreb dhe të dorëzojë pasaportën e tij tek autoritetet. Ai u ekstradua në Kroaci në korrik pasi arrestimit në Austri.
Ish-kryeministri është vetëdeklaruar jo fajtor për akuzat për korrupsion, abuzim me pushtetin, marrje të ryshfetit në marrëveshje prej disa milionë dollarësh me një bankë austriake dhe një kompani hungareze të naftës.
Kroacia po ndërmerr hapa drejt frenimit të korrupsionit përpara se të bashkohet me BE-në në mes të vitit 2013.
Sanader shërbeu si kryeministër në vitet 2004-2009./RFE
Kaq qe filmi antikorrupsion i kroacise dmth sa te hidhte lumin drejt evropit