Pavarësisë së mbikëqyrur po i vjen fundi.
Katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), pritet ta përmbyllë misionin e saj.
Burime të Expressit thonë se 1 dhjetori i vitit të ardhshëm është data e mundshme për të shënuar fundin e ICO’së, zyrë kjo që ka mbikëqyrur implementimin e Dokumentit të Presidentit Ahtisaari.
Një zyrtar i lartë ndërkombëtar në vend, në kushte anonimiteti, ka treguar për gazetën Express se në mbledhjen e ardhshme të Grupit Ndërkombëtar Drejtues (ISG) – që mbahet në janar – do të diskutohet kjo çështje./express