Kufiri mes Serbisë dhe Kosovës, që është subjekt i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit mes Beogradit dhe Prishtinës, “kurrë nuk është përkufizuar”, thonë historianët serbë, transmeton Telegrafi.
Momçilo Pavloviq, drejtor i Institutit për Historinë Moderne, thotë se komuna e Leposaviqit ishte jashtë Kosovës deri në vitin 1959.
“Nuk ekziston asnjë konferencë ndërkombëtare e pranuar apo vendim në bazë të së cilës mund të përfundohet se cili është kufiri i Serbisë dhe i Kosovës. Kosova nuk është trajtuar në takimin e dytë të AVNOJ-it, e as në Komisionit e Badinderit, në bazë të së cilës janë përkufizuar ish republikat jugosllave”, thotë Pavloviq, sipas të cilit përkufizimi i vetëm mes Kosovës dhe Serbisë ka ndodhur pas bombardimeve të NATO-s, kur me marrëveshjen e Kumanovës është përcaktuar zona e sigurisë tokësore.
Pero Simiq, publicist serb, thotë se Leposaviqi i bashkohet Kosovës, sepse Petar Stamboliq është zgjedhur nga ky rajon për deputet dhe ka dashur të fitoj. Versioni zyrtar, sipas tij, ishte se kjo pjesë graviton te Mitrovica, ku punonin shumë njerëz të këtij rajoni. Ndërsa, versioni tjetër jozyrtar ishte se kështu komunistët donin ta shtonin numrin e serbëve në Kosovë.
Ai përmend bisedën e regjistruar të Stalinit dhe Kardelit, të mbajtur më 19 prill 1947, kur Kardeli ka thënë se udhëheqja jugosllave mendon që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë.
“Stalini është përgjigjur: ‘Mirë shumë, kjo është e drejtë’. Tito, në pranverën 1945, gjatë takimit me gazetarë të huaj, ka thënë diçka që më vonë është censuruar, se ‘planet për bashkimin e Kosovës me Shqipëri nuk mund të realizohen ,sepse nuk është caktuar përfundimisht as pozicioni i Shqipërisë’”, thotë Simiq.
Historian Predrag Markoviq thotë se kufiri i parë mes Serbisë dhe Kosovës është tërhequr për herë të fundit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas tij, kufiri ishte në lumin Ibër, “ku ndahet veriu i Kosovës nga kontrolli i pushtetit të Prishtinës”.
“Hitleri në atë kohë ishte më i favorshëm ndaj Serbisë se Angela Merkel. Ajo e ka tejhitlerizu Hitlerin. Duhet vërtetuar se në bazë të cilit princip historik apo dokumenti caktohet ku nis Serbia. Të gjithë zgjedhin kufijtë që u përshtaten, pos kur është fjala te Serbia”, thotë Markoviq.
kane te drejte serbet..Merkel akoma ska vendosur per Carpet bombing of Beograd..merret vetem me ca pederaste grek qe jane shkaterruarr totalisht …
Kjo qe thote Kardel ne lidhje me bashkimin e Kosoves me Shqiperiune ,
verteton akuzat qe amerikanet, te cilet ishin atashuar ne Tirane, i bene Enverit ne 1946 kur i thane qe :…ti po i kerkon Kosoven Titos….sic thote shkrimtari amerikan Edvin Jacque
–Pra eshte e vertet ajo qe Enveri ne kohen kur ishte ne marredhenie te mira politke me Jugosllavine i kerkonte Kosven Titos
–Dhe nga fjala qe Kardel i ka thene Stalinit ,duket qe Enveri ka harritur
ti mbushi mendjen politkes jugosllave per bashkimin e Kosoves me Shqiperine,
saqe jugosslavet kane harritur deri atje sa ti marrin leje edhe Stalinit
——Ketu duket gjenialiteti i Enver Hoxhes —Absolutely i jashtezakonshem Enveri
—-Megjtishe ne kushte jashtezakonisht te veshtira, me nje Shqiperi totalisht
te shkateruar nga lufta e dyte boterore dhe me greket gati per lufte
–Enveri gjente kohe qe te kerkonte edhe Kosoven
——-Kurre historia nuk ka pare ndonje burre shteti ne nje situate aq te veshtire sac ishte ai , por ne te njetjen kohe edhe nje lider aq gjenial sa ai
–Enveri nuk ishte njeri ….Enveri ishte Hyjni…qe udhehiqej ne politken e tij
nga dashuria e pafund per popullin shqiptar
——-Por Tito ishte dinak ,dhe eshte terhequr perseri nga fjala qe kishte dhene
ne fillim per te lejuar bashkimin e Kosoves me Shqiperine ——-
raimondi
eshte e veshtire te besh krahasime por nje gje mua jepe te drejte te komentoj kur degjon e lezon se cfare bejne fqinjet -camerine me herojte i bejne greke asqe i njohin .vendet ish jugosllave po ashtu -jam per demokraci por deri ketu ka arritur puna saqe po na bejne shqiperine si parcela me te huaj shesin det e shqiptare atehere ishte dicka e mire ne te keqen e tij ishte se mbronte dicka mbase gabohen ???
Miq, aresyeja kryesore dhe e vetme qe, Stalini u prish me Titon ishte se, Stalini nuk ishte dakord per krijimin e konfederates ballkanike, ku do merrnin pjese Jugosllavia, Shqiperia, Rumania dhe Bullgaria. Kuptohet se, shef i kesaj konfederate do ishte Titua. Stalini nuk desh nje konfederate te forte ne kufirin me Bashkimin Sovjetik.Me e bukura eshte se ne shkolle brezit tim nuk i eshte thene as edhe nje fjale ne lidhje me Federaten Ballkanike.
Brezit tim, me te drejte, i eshte thene ne shkolle se, plani i Titos ishte aneksimi i te gjithe Shqiperise duke e bere ate Republiken e shtete te Jugosllavise. Ishte fat i popullit shqiptar dhe sidomos i Enver Hoxhesi cili, ne fakt nuk kishte se si ti kundershtonte ambicjet e Titos se i kishte duart e lidhura dhe si kompromisaxhi qe ishte, nuk morri asnje veprim per mos aneksimin e Shqiperise. Per te i rendesishem ishte kolltuku. Pra per fatin e Shqiperise, Stalini ju dergoi nje leter gjithe vendeve socjaliste ku lajmeronte “tradhetine” e Titos. Kjo leter u shfrytezua me shume takt nga Enveri i cili ju versul miqve te Titos ne Shqiperi si Koci Xoxe ( nje injorant i vertete )dhe morri flamurin e luftetarit konsekuent kunder Titos, i cili ishte ai qe e krijoi dhe i dhuroi Enverit ( neper mjet njerezve te tij qysh ne luften nac.-clirimtare postin e udheheqesit te Partise Komuniste Shqiptare.
Mos harroni se nen pretekstin e luftes kunder “bashkepunetoreve te nazizmit” Enveri me urdher te Titos dergoi tre brigada te partizaneve shqiptare per te luftuar dhe vrare nacjonalistet kosovre.Pra ky patriot i madh shqiptar vrau e preu shqiptare kosovare duke zbatuar urdherin e Titos. Keto jane fakte, dhe faktet jane konkeforta.Pra Tito perdori shqiptaret e Enverit per te derdhur gjak shqiptari ne Kosove. Enveri ishte nje vegel e bindur qore e Titos dhe merita e tij qendron ne ate qe ishte njeri pa taban. Rendesi per te kishte vetem pushteti dhe vetem pushteti. Ishte nje makiavel i lindur. Njeri pa vision. Nje diktator i ndyre qe vrau 99% te shokeve te tij te luftes deri edhe kunatin e vet Bahri Omari. Raimondi e quan ate me lart nje “Hyjni”, ndersa populli para se te vdiste thoshte per te : “Kohet e fundit kishte lone edhe floke ky HIJENE qe hajte shoke.”