Jahjaga: Prania ushtarake amerikane në Kosovë, thelbësore

17 Dhjetor 2011, 11:35Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar të premten një numër takimesh me zyrtarë të lartë në SHBA-së në Uashington. Ajo takoi fillimisht nën-sekretaren amerikane të mbrojtjes, Michele Flournoy, me të cilën ka diskutuar çështjet e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën e SHBA-ve në vendosjen e paqes dhe të stabilitetit si dhe përkushtimin amerikan për paqen në Evropë. Ajo më tej tha se “prania ushtarake amerikane në Kosovë dhe kampi ushtarak amerikan Bondsteel është garantues për stabilitetin në rajon dhe ka ndihmuar në vendosjen e një marrëdhënieje të fuqishme ndërmjet qytetarëve dhe ushtarëve”.

Ajo tha se e mirëpret vazhdimin e pranisë ushtarake amerikane në Kosovë si thelbësore për gjithë stabilitetin në Evropë.

“Kosova ka për synim anëtarësimin në Partneritetin për Paqe dhe në Aleancësn Veri-Atlantike, NATO dhe ndihma e SHBA-së në këtë proces do të ishte kruciale”, tha presidentja Jahjaga.

Ndërkaq, nënsekretarja amerikane e mbrojtjes, Michele Flournoy i vlerësoi lartë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Ajo u interesua në veçanti për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për gjendjen në veri të vendit. Ajo e konfirmoi përkushtimin e SHBA-së për paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në rajon.

Gjatë ditës Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua edhe me drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Robert Mueller. Në këtë takim u diskutua për modalitetet e bashkëpunimit në luftimin kundër e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit ndërkombëtar.

Jahjaga u takua edhe me senatorin e SHBA-së, Mark Kirk dhe senatorin Ross Johnson. Në takim u bisedua për vazhdimin e mbështetjes amerikane për Kosovën, në veçanti përmes pranisë ushtarake.

Presidentja Jahjaga ka zhvilluar takime edhe me ambasadoren për çështje të femrave, Melanne Verveer si dhe me ish-sekretaren amerikane te shtetit, Madeleine Albright.

Gjatë vizitës në SHBA Presidentja Jahjaga ka dhënë edhe disa intervista ne mediat amerikane, Washington Times dhe Reuters si për seksionin shqiptar të Zërit të Amerikës. /Zëri/

1 komente në “Jahjaga: Prania ushtarake amerikane në Kosovë, thelbësore”

  1. enh says:

    bravo te qofte ti,se po te ikte ai masoni nga qeveria e serbise,dhe te vinin te tjere,e me rradhe te binin edhe ata ruset,do shikonim kush ishte thelbesore,prania e tyre,apo ju shkaku per fundin e botes,se per ju jeni te vuajtur,per te tjeret nje qeveri vakabondesh,e teroristesh,dhe me fal per shprehjen zonja jaghaga por po kete shprehje perdori shefi i diplomacise ruse para disa ditesh,si dhe ministri rus per pakicat minoritare,ne opinionin tim jepi lavdi tadicit,sa te kete ai frenat e serbise edhe ti dhe ata qe te mbajne hison nuk do e ndroni refrenin,dhe lutju perendise e masonise te mbaje thachin ne pushtet,po do mos besh komente e pergjithesime,nga tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje