Merkel e prerë: Serbët të heqin strukturat paralele. Ju luftoni krimin e korrupsionin

19 Dhjetor 2011, 13:58Rajoni TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka qenë shumë e qartë në mesazhet e saj drejtuar Serbisë dhe Kosovës nga Aeroporti i Prishtinës, pasi përfundoi takimin me Kryeministrin Hashim Thaçi.

Ajo kërkoi nga Serbia që t’i heq strukturat e saj paralele nga Kosova, derisa Kosovës i kërkoi të jetë konstruktive në dialogun me Serbinë.

“Në bisedat tona me Serbinë ua kemi bërë të qartë se çka dëshirojmë ne. Ne besojmë se mes Kosovës dhe Serbisë mund të gjenden mundësi për tregti të lirë, për bashkëpunim kufitar dhe jemi të interesuar që në Kosovë mos të ketë struktura paralele serbe”, tha Kancelarja.

Ajo shtoi se Gjermania dëshiron që Kosova të jetë një vend demokratik, i zhvilluar dhe ku sundon ligji.

“Është shumë i rëndësishëm zhvillimi i Kosovës, në mënyrë që Kosova të bëhet shtet i fuqishëm, demokratik dhe një vend ku luftohet krimi dhe korrupsioni”, tha ajo.

Lidhur me situatën në Veri, Merkel tha se ka biseduar gjerësisht me Kryeministrin Thaçi.

“Duhet të gjenden forma të normalizimit të marrëdhënieve. Unë i kam kërkuar palës kosovare që ta jap kontributin e saj në këtë drejtim”.

Kryeministri Hashim Thaçi, ndërkaq, e ka falënderuar Kancelaren për kontributin e dhënë për Kosovën dhe e ka siguruar atë se synimi i Prishtinës është integrimi në BE dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

“E sigurova Kancelaren se Kosova do të përmbushë të gjitha detyrimet që i kemi para nesh. Kosova është e vendosur të përmbyllë kapitullin e konflikteve dhe të hap kapitullin e bashkëpunimit. Këtë ua kemi borxh gjeneratave të ardhshme. Ne duam të jemi pjesë e BE’së, një e treta e qytetarëve tanë jeton në vendet e BE’së, nga ta 250 mijë jetojnë në Gjermani”, ka thënë Thaçi.

“Dialogu nuk është vetëm një nga opsionet, dialogu është opsioni i vetëm për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi. Por ky dialog merr kuptim vetëm kur të implementohen të gjitha marrëveshjet. Ne kërkojmë nga Serbia të reflektojë në këtë drejtim”, ka shtuar Kryeministri.

Ai ka thënë se Qeveria është e interesuar për të ndihmuar qytetarët e Veriut të Kosovës.

“Ne nuk jemi në luftë me qytetarët tanë atje”.

Thaçi falënderoi edhe ushtarët gjermanë dhe u uroi atyre që janë plagosur në Veri të Kosovës shërim të shpejt.

“Unë përkulem para tyre”, ka thënë ai.

Pas takimit me Kryeministrin, Kancelarja gjermane është nisur në bazën gjermane të KFOR’it./express

 

2 komente në “Merkel e prerë: Serbët të heqin strukturat paralele. Ju luftoni krimin e korrupsionin”

  1. Mallakastrioti says:

    …..E Nderuara z.Merkel, po si shkove ne Kosove moj e Bekuar dhe nuk pyete Sali Vicidollin??..Shqiperia dhe Shqipetaret i kane “Borxhe” shume Gjermanise.. Gjermania kerkon qe ne te Bejme Shtet..kurese Shqipetaret:Pushtet me Sali-Vici-Doli…Me viziten tuaj ne Kosove z.Merkel, i Kujtove edhe njeher Sali-Kriminelit, se e keni lene ne Banken e te Akuzuarve..

  2. enh says:

    te njejten gje,per cudi tha dhe putini,madje cilesohi qeverine ,kosovre,qeveri banditesh e teroristesh.ne opinionin tim dua te pyes zonjen merkel,ne rast se e respekton ligjin nderkombetar ashtu si eshte,si dhe rezolutat e saj,hitleri qe i thyeu keto marevshje,hengri koken,dhe bota i mesoi gjermanise se rruga me e mirre eshte puna e veshtire dhe koperimi ne paqe,dhe besoj se kjo metode e pruri gjermanine sot ne rolin e shkelqyer,si komb te devotshem,natyrisht sepse populli gjerman eshte puntor dhe me kulture,por ne rast se ate presion qe ben gjermania e ben rusia,dhe jo me diplomaci por me nje levizje energjitike,me pretekstin te veje ne praktike rezoluten e okb,mund te imagjinoje dikush rrjedhojat,konluzioni eshte juaji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje