Vizita e së hënës e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Kosovë po shikohet me kureshtje edhe në Bruksel. Edhe pse zyrtarisht thuhet se kjo është një vizitë trupave gjermane që shërbejnë në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO-ja, dhe se vetëm shkurt Merkel do të takohet në aeroport me kryeministrin Thaçi, kjo vizitë nga shumë diplomatë në Bruksel shihet me rëndësi të veçantë. Për disa diplomatë kjo vizitë shënon edhe një dëshmi për një riangazhim dhe përkushtim më të madh të shtetit kryesor të BE-së në rajon, dhe në Kosovë në veçanti, dhe kjo është e mirëpritur kur jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe disa vende të mëdha evropiane kanë një “deangazhim” dhe ulje të interesit për rajonin. Duke marrë parasysh se Merkel gjatë vizitës që u bëri disa shteteve të rajonit në gusht nuk shkoi në Kosovë, kjo vizitë shihet si një lajm i mirë për Kosovën. Por pasi që vizita vjen vetëm disa ditë pas dështimit të arritjes së konsensusit në BE për t’ia dhënë Serbisë statusin e kandidatit, me ç’rast ishte pikërisht Merkel ajo që kishte rolin vendimtar në këtë, kjo vizitë nga disa qarqe edhe në Bruksel shihet si “vizitë në moment shumë delikat”.
Derisa një numër diplomatësh të BE-së, të zhgënjyer pse Serbia nuk e mori statusin e kandidatit, privatisht e konsiderojnë vizitën e kancelares Merkel në Kosovë si “shuplakë në fytyrë Serbisë”, një pjesë tjetër e tyre e quajnë këtë vizitë, qoftë edhe të shkurtër, si dëshmi të interesimit të rritur të Gjermanisë për Ballkanin. „Do të ishte mirë sikur që kundërshtimi ndaj statusit të kandidatit Serbisë dhe insistimet e Gjermanisë në parime të shndërrohen në mbështetje të rrugës së Kosovës drejt BE-së”, thotë një diplomat evropian në Bruksel, duke shprehur një lloj dyshimi se prapa qëndrimit të ashpër ndaj Serbisë nga ana e Gjermanisë nuk qëndron aq shumë “ndihma Kosovës sa ashpërsimi i kushteve në procesin e zgjerimit të BE-së”. Shumë bashkëbisedues të gazetës në Bruksel pohojnë se në rast se Gjermania vendos të mbështesë më fuqishëm Kosovën edhe në Bruksel, atëherë kjo mund të jetë vendimtare për të thyer akullin në rrugën formale të ecjes së Kosovës drejt BE-së./Koha
PO NESE GHERMANIJA E BBESHTET EDHE ME TEJ KOSOVEN ATHERE ESHT NJE ROL SHUM I RENDESISHEM I GHERMANIS NE BALLKAN NJE ROL I CILI KA T EBEJ ME SHUMM ME KOSOVEN SE ME SHUM TJERA VENDE ATEHER E LUSS ZOTIN QE QE TE JET EDHE ME E FUQISHME MBESHTETJA E GHERMANIS NDAJ KOSOVES SEPSE KJO MBESHTEJTE I JEP KOSOVES EDHE NJE HAP ME TE MADH QE TE INTEGROHET NE SFERAT POLITIKE NE EVROP QE TE JET E BARABART ME TE GHITHA SHTETET EVROPJANE E JO TE RRUGULLOHET VETEM PROBLEMET E SERBIS E SERBIJA TE MER AT QE PO KERKON NGA EVROPA E KOSOVA TE MOS PERFITOJ AS GHE VETEM 2 GISHTA NE GOJJJ POR GHEMRNAIJA PO E SHO SE NUK ESHT QDO GHE NE RREGULL PO TENTON QE TA QET NE SHESH REALITETIN NE DRIT E JO TI FESHE TE GHITHA ATO TE KEQIJA QE KA BER SERBIJA E TI TREGON EVROPES SE NUK E KI MIR KJO NUK ESHT DRETESI .
Bashkim, ku e ke bere shkollen, nuk dike shqip fare o lumadh