Eksperti britanik për Ballkanin, Tim Xhuda nuk është optimist lidhur me gjetjen e një zgjidhje të shpejt për kontestin e emrit të Maqedonisë.
Gazetari i revistës së mirënjohur “Economist” në një bisedë me gazetën “Utrinski” ka theksuar se gjasat janë minimale që Athina dhe Shkupi të gjejnë zgjidhje për kontestin e emrit, duke pasur parasysh krizën momentale të BE-së dhe krizën ekonomike në Greqi.
“Vlerësoj se pas kësaj krize ekonomike që po ballafaqohet Greqia, dritarja për mundësinë e zgjidhjes së kontestit të emrit për fat të keq do të jetë e mbyllur me vite. Grekët nuk janë në pozicion për të negociuar për asgjë. Në krye të Qeverisë ka një teknokrat, i cili nuk ndjehet i akomoduar për tu ballafaquar me kontestin e emrit dhe ai atje nuk është i caktuar për tu marrë me këtë çështje”, theksoi Xhuda, duke shtuar se ky problem gjatë kohë ka lodhur edhe bashkësinë ndërkombëtare, informon agjencia e lajmeve INA.
Sipas tij, Greqia gjendet në gjendje të rëndë ashtu që as edhe në të ardhmen e afërt nuk është në gjendje që të negocioj rreth kontestit të emrit.
Xhuda vlerëson se ngritja e përmendoreve në kuadër të projektit “Shkupi 2014” në Maqedoni janë si reaksion maqedonas kundër pakënaqësive nga moszgjidhja e kontestit të emrit dhe bllokimi për anëtarësim në BE dhe NATO. (INA)