Sekretari në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar sot se do të jetë vështirë të hiqen, siç i ka quajtur ai, institucionet e serbëve në Kosovë dhe do të ishte më lehtë edhe për Prishtinën e edhe për bashkësinë ndërkombëtare që t’i njohin këto institucione. Kancelarja gjermane gjatë vizitës në Kosovë ka thënë se pret nga Serbia për marrjen e statusit në BE që të heqë institucionet paralele në veri të Kosovës.
“Do të jetë vështirë të hiqen, sepse serbët për institucionet paralele nuk kanë asnjë alternativë për vetëadministrim lokal, sidomos në veri, ku ekzistojnë të vetmet institucione paralele. Më lehtë do të jetë që bashkësia ndërkombëtare dhe Prishtina t’i pranojë si bashkëbisedues, sepse bashkëbisedues të tjerë nuk do të ketë”, ka deklaruar Ivanoviç për B92.
Ai ka thënë se në Serbi “askujt nuk i janë shkulur flokët dhe askush nuk ka bërë vetëvrasje pse nuk është marrë statusi i kandidatit. Do të vazhdojmë të jetojmë me ose pa kandidaturë”, ka thënë Ivanoviç./KD
More koqe kandari, Merkeli dje ne aeroportin e Prishtines tha se serbet duhet te HEQIN institucjonat paralele serbe ne Shtetin e pamvarur te Kosoves. Hej mik, per Gjermanine nuk ka problem se kur futeni ju ne BE. Ju luteni te futeni ne BE. Gjeramania eshte ne BE dhe bile shteti me i forte i saj ekonomikisht dhe ushtarakisht. Hej, mik ju hidhni anderj kendej parulla populiste per tju marre voten gomereve ultra necjonaliste serbe dhe e dini mire se fjalet tuaja per institucjone serbe jane vetem flluska sapuni. Ju o do beni si tju urdheroje BE ose nuk futeni ne BE. Pyes veten, se pse jeni kaq gomere ?
PLUMBIN KOKES !
OPINGEN !!!
republika e kosoves eshte qeshtje e kryer ,,druzhe,, jovanoviq