Personi, i cili konsiderohet si kapoja i kriminalitetit në Veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviç, është arrestuar në orët e pasdites nga policia serbe në Kopaunik.
Siç ka mësuar B92, Zonko Veselinoviç është kapur në territorin e Kopaonikut, me dyshimin se ishte angazhuar në aktivitete kriminale.
B92 ka mësuar se ai është aktualisht në rrugën për në Kralevë, ku do të zhvillohet një seancë dëgjimore para gjyqtarit hetues.
Veselinoviç u arrestua me vëllain e tij, i cili gjithashtu dyshohet se ka kryer vepra të ndryshme kriminale.
Arrestimi i tij bëhet vetëm disa ditë pasi komandanti i KFOR’it e pranoi edhe publikisht se Zvonko është një prej personave të dyshuar që ka shkaktuar trazira në veri të Kosovës.
Zvonko dyshohet se është koka e kontrabandës dhe kriminalitetit në veri. Në të njëjtën kohë ai dyshohet se është edhe një prej personave që ka gisht në vrasjen e policit, Enver Zymberi në korrik të këtij viti./express
Duket diferenca midis vendit qe eshte shtet dhe tribuse te Saliut ne pushtet. Keta tanet dhe Dritan Dajtin se kapinin dot se e lajmeronte Kulici Saliut.
Situata pa fillim e pa fund ne Shqiperi vecas, mos u genje nga veprimet qe bejne serbet. Keto veprime jane thjesht hi syve te EU per te bere figure te mire.