Kurthi i Thaçit për Berishën

21 Dhjetor 2011, 13:35Rajoni TEMA

Nga Albin Kurti

Kryeministri Berisha, por edhe udhëheqësit tjerë politikë në Shqipëri, duhet të jenë shumë të kujdesshëm: kryeministri Thaçi synon ta përdorë Shqipërinë si legjitimim për koncesionet e mëdha që do t’ia bëjë Serbisë për veriun e Kosovës, dhe jo vetëm për atë.

Nëse i duket se Kosova ka shënuar ndonjë të arritur, kryeministri Thaçi orvatet ta mbajë këtë gjë për vete.

Mirëpo, atëherë kur kryeministri Thaçi bën ndonjë faj, ai përpiqet ta shpërndajë përgjegjësinë me të tjerët. Porsa bie në siklet ai vrapon të sajojë imazhe të përbashkëta me drejtuesit politikë e institucionalë nga Shqipëria, për t’ia rritur bazën legjitimuese veprimeve të veta.

Pra, atëherë kur konsideron që është arritur ndonjë sukses, kryeministri Thaçi e privatizon atë dhe e lokalizon në Kosovë ku është kryeministër. Ndërkaq, atëherë kur do ta pësojë Kosova me fajin e tij, ai mësyen në Shqipëri për t’i paraqitur zhvillimet e situatat në vijim si çështje të dakorduara të të dyja shteteve dhe madje të mbarë kombit.

Të gjithë e mbajmë mend se si pas zmbrapsjes nga veriu i Kosovës, më 26 korrik 2011, pra atëherë kur kryeministri Thaçi e urdhëroi tërheqjen e policisë së Kosovës nga pikat veriore kufitare 1 dhe 31, ai shkoi në Dhërmi për t’u takuar me kryeministrin Berisha, më 31 korrik 2011. Natyrisht, ai nuk e konsultoi Berishën dhe askënd nga Shqipëria për aksionin e 25 korrikut në veri, por vetëm kur u zmbraps, vetëm atëherë kur gjendja po degjeneronte në veri nga barrikadat që po ngreheshin përditë prej strukturave ilegale të Serbisë, ai shkoi ta takonte Berishën.

Kryeministri Thaçi nuk i bashkërendon veprimet me kryeministrin Berisha në mënyrë që shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të jenë në funksion të faktorizimit të kombit shqiptar. Kryeministri Thaçi synon veçse ta ndajë fajin me Shqipërinë – të shfajësohet për vete në masën në të cilën do ta ndajë fajin me kryeministrin e Shqipërisë. Jo strategji të përbashkëta paraprake, por imazhe të bashkëfajtorëve posteriori.

Ky është kurthi e kryeministrit Thaçi për kryeministrin dhe udhëheqësit tjerë politikë të Shqipërisë. Nëpërmjet Shqipërisë, ai aspiron ta amortizojë zemërimin e shqiptarëve të Kosovës, me veprimet dhe sjelljet e tij aspak kombëtare.

Është vetë ky kryeministri Thaçi për të cilin Wikileaks pati njoftuar që, më 13 gusht 2009, ishte ankuar se kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha po përzihet në politikën e Kosovës. Këtë gjë ai ia ka thënë zëvendësambasadorit amerikan në Prishtinë, Michael McMurphy.

Sipas të njëjtit njoftim, kryeministri Thaçi kishte deklaruar që përzierja nga Shqipëria në politikën kosovare paraqet kërcënim për Kosovën, dhe ka kërkuar ndërhyrjen amerikane te Berisha, që ta kundërshtojnë një përfshirje të tillë, duke theksuar se Kosova është një shtet i pavarur, dhe jo krahinë e Shqipërisë. Kryeministri Thaçi po ashtu ka kërkuar nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, që përmes Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, të bëjnë trysni mbi Berishën dhe të kërkojnë nga ai që të përmbahet nga deklarimet apo veprimet që ngritin frikë në rajon nga panshqiptarizmi.

Me fjalë të tjera, Thaçi i thotë Qeverisë së Shqipërisë, mos ejani ju në Kosovë, dhe mos u merrni ju me Kosovën – unë vij atje kur të më nevojiteni për pazaret e mia me Kosovën. Të hënën që shkoi, pra të njëjtën ditë që takoi kancelaren gjermane Merkel në Prishtinë, kryeministri Thaçi shkoi e takoi kryeministrin Berisha në Tiranë. Dhërmiu, pjesa 2. Më 31 korrik, Thaçi vizitoi Berishën, mu kur po zmbrapste policinë e Kosovës nga veriu. Më 19 dhjetor, Thaçi sërish vizitoi Berishën kur duket që po zmbraps politikën e Kosovës nga veriu.

Sepse, në njërën anë, kancelarja Merkel deklaron që duhen hequr barrikadat e strukturave paralele të Serbisë në veri dhe vetë ato struktura, mirëpo nuk thotë se KFOR-i gjerman do ta bëjë këtë. Nga ana tjetër, ajo kërkon koncesione të Qeverisë së Kosovës për veriun e vendit.

Pra, trysnia e kancelares Merkel mbi Serbinë për shpërbërjen e strukturave ilegale të Serbisë në veri, po pasohet me trysninë e saj mbi Qeverinë e Kosovës për lëshim pe në veri. Kombinimi i këtyre dyjave shpie te eliminimi i strukturave të Serbisë në veri, mirëpo nëpërmjet formësimit paralel të një lloj autonomie të veriut që do të dilte nga bisedimet e reja për veriun.

Kësisoj, nuk do të kemi eliminim të strukturave të Serbisë, por vetëm legalizim të tyre si përmbajtje të asaj autonomie. Ose, për të qenë më të saktë, në masën në të cilën do të eliminohen këto struktura, në po atë masë do të ngrihet autonomia e veriut, d.m.th. në atë masë ato struktura, në të vërtetë, do të legalizohen. Gjithandej dëgjojmë se si dialogu është proces, zgjidhjet për veriun janë proces, zhbërja e strukturave ilegale të Serbisë është proces etj.etj. Në fakt, gjithnjë bëhet fjalë veçse për të njëjtin proces.

E thënë ndryshe, kancelarja gjermane Angela Merkel erdhi në Prishtinë, e tha që ushtarët gjermanë nuk do të vdesin për veriun e Kosovës. Njëkohësisht, kryeministri Thaçi e sforcoi dialogun me Serbinë, si një gjë të domosdoshme. Kjo nënkupton që do të nisin bisedimet me Serbinë për veriun e vendit tonë.

Pra, letra që ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, ia pati dërguar Baroneshës Ashton, më 17 nëntor 2011, tash do të fillojë të zbatohet: kalimi në bisedime politike me Beogradin për veriun e Kosovës. Në veri, ndoshta do të bjerë ca krimi dhe barrikadat, ama për aq sa do të rritet autonomia politike dhe administrative atje.

Është interesante qysh kancelarja Merkel vizitoi KFOR-in në Shtabin kryesor të tij për t’u takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Drews, mirëpo nuk erdhi në institucionet e Kosovës. Takimi u zhvillua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pra në një vend aspak zyrtar, por në një zonë disi ndërkombëtare, ku njerëzit vijnë për të shkuar, në një vend që definohet duke mos qenë i definuar.

Nuk është e rëndësishme vetëm ku shkoi kancelarja Merkel, por edhe ku nuk shkoi ajo. Duket qartë që Merkel ka një problem të madh me Qeverinë e Kosovës përkundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gjermania. Ajo e përmendi korrupsionin në Kosovë dhe luftën kundër tij. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja kryesore pse ajo s’hyri në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Sido që të jetë, dy drekat e kryeministrit Thaçi me Baroneshën Ashton në këtë vit, na kushtuan shtrenjtë me një sërë koncesionesh ndaj Serbisë, të bëra përgjatë dialogut midis Edita Tahirit dhe Borislav Stefanoviqit. Vizitën e kancelares Merkel, Qeveria e Kosovës aktualisht po e shfrytëzon si lëpise, që, me gjasë, do të ketë çmimin shumë të shtrenjtë për Kosovën edhe se drekat me Baroneshën Ashton.

 

 

6 komente në “Kurthi i Thaçit për Berishën”

  1. shpati says:

    I neruari Albin Kurti!!!Analiza qe ben e vleresoj shume te sakte dhe e bazuar ne idealizmin dhe patriotizmin tend ndaj Kosoves dh INTERESAVE KOMBETARE TE KOMBIT SHQIPTAR!!!Thaci juaj eshte prishur ,qe se filloi te kopjoje dhe bashkepunoje me agjentin serb,SALI RAM BERISHA,nga KAUKAZI!!!Pra te dy po punojne per Serbine e jo per SHQIPTARET!!!Situata TRAGJI-KOMIKE TE MITROVICE tregon FALLCITETIN E NJE SHTETI TE BALLCAMOSUR,qe vlen vetem si KAVIE EKSPERIMENTALE,sic eshte bere SHQIPERIA KETO 21 VJET!!!MJERIMI I POLITIKES MBAREKOMBETARE ESHTE SE TE GJITHA PARTITE KANE PERCAKTUAR INTERESAT E LIDERVE TE TYRE DHE NUK U INTERESON CESHTJA KOMBETARE!!!KULMI ESHTE SE NE TROJET SHQIPTARE KA NJE NDARJE KRIMINALE TE PARTIVE DHE POPULLATES NE TIFOZE TE PARTIVE RESPEKTIVE NE SHQIPERI,KOSOVE,MAL TE ZI APO MAQEDONI!!!KJO ESHTE PERCARJA ME E MADHE QE KANE KRIJUAR KETA POLITIKANE NDER SHQIPTARET,KUR DUHET TE NDODHTE E KUNDERTA:PARTITE POLITIKE NE KOSOVE DHE VETE KOSOVARET DUHET T’I DUAN E RESPEKTOJNE TE GJITHA PARTITE POLITIKE NE SHQIPERI NJELLOJ,se jane shqiptare e jo turke!!!Po keshtu edhe ne viset e tjera shqiptare!!!TIFOZLLEKU I NJE PJESE TE KOSOVAREVE PER BERISHEN DHE URREJTJA PER EDI RAMEN ESHTE KOMPLET PUNE TRADHETARE QE E CON UJIN NE MULLIRIN E SERBISE E GREQISE!!!MASHTRIMI,QE PERDORIN LIDERET E KETYRE PARTIVE PER LIDHJE TE VECANTA ME NJE PARTI NE SHQIPERI APO KOSOVE SE GJOJA NA LIDHIN PROGRAMET,ESHTE FALLCO!!!!PROGRAMET E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE DUHET T’I BASHKOJE NJE PIKE:INTERESI KOMBETAR!!!Cfare fitojne shqiptaret e Maqedonise se kane disa parti politike,njera ne pushtet me maqedonasit,te tjerat ne opozite!!!Kjo eshte percarje per interesat e vetem te LIDERVE MATRAPAZE!!!E keqja me e madhe ne TREVAT SHQIPTARE eshte se SHQIPTARET AKOMA KANE TE FORTE NDJENJEN E NENSHTRIMIT NDAJ BAJRAKTARIT,ndaj e mbajne Berishen ne VERI TE SHQIPERISE E KOSOVE SI NJERIUN E TYRE,SI HERO,KUR AI NE SHQIPERI KA 21 VJET QE BEN KRIME NGA ME MONSTRUOZET!!!NDERSA BOTA DEMOKRATIKO-FASHISTE I JEP TE DREJTE EDHE KUR VRET PROTESTUESIT EDHE KUR VGRET NJE FSHAT TE TERE SI GERDECIN EDHE KUR VJEDH VOTAT HAPUR LIVE NE TV!!!!URIME!!

  2. SKENDER BEU I VJETER says:

    I NDERUARI ALBIN,ME GEZON ATDHEDASHURIA JOTE DHE SHIKIMI I QARTE I PROBLEMEVE TE SHQIPETARVE.THACI DHE BERISHA KANE BERE TE NJEJTEN SHKOLLE ATE TE SERBISE ,PAVARSISHT SE E KANE BERE NE TIRANE,SEPSE KANE QENE NE SHKOLLEN E AGJENTEVE SERBE NE TIRANE TEK ALI DEMI.BERISHA DIKUR MJEK STAZHIER I PPSH NE RRUGA E ELBASANIT KISHTE BAZEN KU MERTE UDHEZIMET NGA USTASHET DHE ME VONE THACI PAK ME LARG TEK ALI DEMI MERTE MESIMET E SABOTIMIT TE LEVIZJES KOMBETARE SHQIPTARE.ATA JANE AGJENTE ME KAPACITETIN E TAMPONAVEPER TE ZBUTUR LEVISJEN KOMBETARE TE SHQIPTARVE DHE ACARIMET SI PASOJE E GODIJEVE TE SERBEVE NDAJ SHQIPTARVE.SERBIA I KA HIPUR NE PUSHTET DHE TANI MJEL QUMSHTIN PREJ TYRE KURSE SHQIPTARVE JU JAPIN HIREN E LOPEVE SHTETRORE.

  3. Hysen Hajdari says:

    O livadhe,
    po ky talebin kurdistani asht ma serbe se se Thaci.
    ky asht ba hafie e serbeve kur ka qene be burg atje.
    Talebini gjithca qeban e ban per favor te serbise. Lufte kunder Eulexit se qashtu dion serbi, lufte kunder amerikes se qashtu don serbi, dhune me que makinat me rrota perpjete se qahstu e don serbi per mei thane botes se kosovaret jane islamike e te dhunshem e antieuropian.
    talebin kurti asht islamik fundalmetalist. pyeteni me ka asht takue ne kuwaijt me date 22 korrik 2011?
    une jam musliman shqiptar jo islamik arab.
    hys hajdari,
    prishtine

    1. karaduzi says:

      Hajdar jam 100% dakort me ty, ky talebani Kurti ben lojen e serbit qe perpiqet me cdo forme ti paraqese shqiptaret e Kosoves si kolone turq te ardhur, ishte i vetmi politikan qe ishte dakort me lejimin e shamise ne shkolla, a thua Kosova eshte Yemeni apo Sudani
      Tung

    2. net says:

      Ti Albinit i vjen tek zogu i kembes(kyci).

      Ti as 0.5 % te dijes dhe shkolles se Albinit nuk e ke, as atdhedashurine e Albinit nuk e ke.
      Sa per musliman dy llafe po ti them:

      Islami nuk ndahen me krahina, Islmi eshte 1.
      Profeti a.s ka thene:
      “La farka bejne acamije ue arabije ila bi takua”

      Nuk ka dallim mes arabit dhe jo arabit, pervecse devotshmeria.
      pra nuk ka dalli mes muslimaneve pamvaresisht se eshte apo nuk eshte arab, eshte apo nuk eshte shqiptar.
      Muslimanet dallohen nga veprat e jo nga kombesia.

      Ti quaje veten sa te duash musliman shqiptar, apo italian. Feja jote dallon ne veprat e tua.
      Cfare ke bere ti si musliman shqiptar per shqiperine?

      Mos kujton ti se ben me shum se Albini?

      Thirri vetes, mblidhe menjen, informohu, meso, vepro.
      Te shohim pastaj edhe emerin tand neper gazeta si atdhetar i flakte pastaj.

  4. A.D says:

    Si gjithmone inteligjence e mprehte. Urime Albin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje