Qytetarët e Maqedonisë vetëm mund të ëndërrojnë festimin e festave të fundvitit në metropolet evropiane. Skamja nuk i lejon ata të shijojnë liberalizimin e vizave për të cilin u bë aq shumë bujë mediatike.
Dy vite pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të regjimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian, qytetarët e Maqedonisë kanë përvoja të ndryshme. Disa e shfrytëzuan këtë mundësi për të vizituar të afërmit e tyre, ndërsa pjesa më e madhe kanë kërkuar status azili në vendet e BE-së. Belgjika, Suedia, Gjermania dhe Italia ishin destinacionet më të shpeshta nga fluksi i azilkërkuesve nga Maqedonia.
Qytetarët romë nga Shuto Orizarja e Shkupit tregojnë pse e kanë ndërmarrë këtë hap: “Na premtonin që për 100 euro të na dërgojnë ne Belgjikë .“ Një qytetar tjetër thotë: “Varfëria shpesh herë të bën të verbër, na premtonin një jetë më të sigurtë në vendet e Evropës dhe ne i besonim këtyre premtimeve sepse jetonim në varfëri të skajshme.”
Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane në Maqedoni vlerëson se një numër i pakët i qytetarëve në Maqedoni kanë shfrytëzuar udhëtimet drejt BE-së për shkak se ata përballen me probleme sociale, ekonomike si dhe për shkak të burokracisë rreth dhënies së pasaportave biometrike. (INA)
Me fal po pse shkojme deri tek Maqedonia per te treguar nivelin e skamjes… Edhe shqiptaret jane po njesoj… na rrofshin vizat se me buke e qepe rrojne.
jemi apo s’jemi shqiptarë!buk e qepë, por me viza,me nato dhe tashti të shpresojmë dhe me be!ne të na rrojë sala që na i pruri këto të mira!pa harruar gërdecin!po të mos kishim salën nuk do të kishim fatin që dikush të hidhte ndonjë bombë atomike në shqipri!sala na i bëri realitet!ishte pak i improvizuar,por shpërtheu fort!
Sa njerez injorante mban ai vend me te vertete çudi, kur degjon disa qe thone se Salahudini ju liberalizoi vizat çmenduria dhe debiliteti kap permasa te frikshme dhe kjo eshte reflektuar ne zgjedhjet kur Salahudini u rikthye ne pushtet qe nga 2005. Pa marre parasysh dallaveret apo ndihmen e dhene nga Nano e co, thjesht fakti qe ky njeri i eger u rikthye ne pushtet mjafton te nxjerresh konkluzion se nga çfare njerezish eshte i banuar ai vend. Ne vend qe ky njeri te ndodhej ne burg duke vuajtur nje denim shembullor “populli yne trim” e deshi prape Salahudinin ne krye qe ti bente shurren ne koke. Puna eshte se ketij populli nuk ja ka fajin as Fatosi as Saliu po ja ka fajin idiotizmi i pakufi qe ka ky popull qe kur voton harron çdo gje dhe rehabiliton figura politike si Salahudini. Me vjen vetem keq se po e hane edhe disa njerez te mi qe jane atje pa per te tjeret qe e kane votuar pak e kane skamjen dhe mjerimin, duhet me shume qe te mbushen me mend.