Kryekëshilltari i Merkelit në Beograd, bisedime për arrestimin e Zvonkos

23 Dhjetor 2011, 13:16Rajoni TEMA

Këshilltari i parë për Politikë të Jashtme i kancelares gjermane  Angela Merkel, Christoph Heusgen, të mërkurën ka qëndruar në Beograd. Atje ai ka biseduar me anëtarët e kabinetit të kryetarit serb Boris Tadiç dhe me shefin e diplomacisë serbe Vuk Jeremiç.

Me këtë rast është folur për situatën në veri të Kosovës dhe për çështje të tjera, shkruan “Dansa”.

Gjatë takimeve është arritur marrëveshja që detajet e bisedave të mos dalin në opinion. Burime zyrtare serbe as e mohojnë dhe as e pohojnë këtë.

Predrag Simiç, profesor në Fakultetin e Shkencave politike në Beograd, ka thënë se kjo vizitë mund të ketë lidhje me arrestimin e Zvonko Veselinoviçit.

Zvonko Veselinoviç është arrestuar më 20 dhjetor në Serbi, Kralevë, një ditë pasi që në Kosovë ka qëndruar kancelarja gjermane Angela Merkel. Një ditë pas arrestimit të tij, në Beograd ka qëndruar zyrtari i lartë Christoph Heusgen.

Drejtësia serbe dje Zvonko Veselinoviçit i ka paracaktuar paraburgimin 30 ditësh. Ai akuzohet nga KFOR-i nxitës i trazirave në veri dhe “inxhinier” i barrikadave në këtë pjesë të Kosovës./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje