Gazetarët, kryeredaktorët dhe pronarët e medieve private në Kosovë shumë lehtë në të ardhmen mund ta lënë këtë “zanat” dhe të merren me punë tjera, nëse Kuvendi i Kosovës voton Kodin Penal, i cili është miratuar në parim në seancën e fundit plenare.
Nëpërmjet këtij projektligji, qeveritarët e vendit pretendojnë ta kontrollojnë secilën informatë që del në opinion dhe njëkohësisht t’i shantazhojnë gazetarët dhe mediet kritike ndaj qeverisë.
Dy nene të reja të këtij projektligji, në bazë të të cilit shqiptohen të gjitha dënimet në Kosovë, të cilat flasin për përgjegjësinë penale të kryeredaktorëve, botuesve, shtypshkronjësve ose prodhuesve (neni 37) dhe për mbrojtjen e burimit të informatës (neni 38), fusin gazetarët në “bri të dhisë”.
Derisa qeveria e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, përkatësisht Ministria e Drejtësisë që udhëhiqet nga ministri Hajredin Kuçi, pretendon të jetësojë këtë Kod të ri Penal, njohësit e drejtësisë, analistët politikë, gazetarët dhe deputetët e partive opozitare këtë hap e cilësojnë si regres për vendin, ndërsa Kodin Penal si dokument që Kosovën demokratike e rikthen në Kosovë moniste.
Qeveria “vret” mediet e lira
Avokati Tomë Gashi thotë se nëse deputetët miratojnë Kodin Penal me dy nenet, 37 dhe 38, ose nuk i ndryshojnë ato, atëherë media kosovare përfundimisht vritet nga qeveria…/zeri
Aaaaa po ju keni vdekur me kohe, po akoma se keni marr vesh.