Kërcënimi me reciprocitet, tërhiqet Shqipëria

24 Dhjetor 2011, 12:03Rajoni TEMA

Shqipëria anuloi urdhrin për referencat në doganim me Kosovën, pikërisht për artikullin patate. Lajmi është bërë i ditur mbrëmjen e së premtes nga kryetari i Degës së Doganës së Morinit në Kukës, Ali Tota. ”Importi i mallrave Euro1 (prodhime vendore) do të funksionojë si më parë, pra nuk do të kenë çmim reference, por ato do të taksohen në bazë të faturave të çmimit të blerjes që paraqet importuesi. Kështu është vepruar pas një urdhri të dytë të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë. Ndërkohë gjatë ditës së premte, dogana e Morinit ka operuar me fatura dhe jo me çmime reference” , ka bërë të ditur kryetari Tota. Pra ky urdhër ka pasur jetë vetëm tri ditë dhe nuk ka arritur të zbatohet praktikisht. Tri ditë më parë doganat në Shqipëri e Kosovë janë informuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë se do të rifillojë çmimi i referencës për pataten e Kosovës prej 18 centë dhe ka vendosur kuotë në sasi për eksportin e verës nga Kosova për në Shqipëri, shkruan e përditshmja Koha Ditore të shtunën.

“Vendimet e para disa ditëve të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë janë në kundërshtim me marrëveshjen që e kemi arritur me kryeministrin Berisha në qershor të këtij vit,i për heqjen e çmimeve referente dhe unifikimin e procedurave fiskale Kosovë-Shqipëri”, ka thënë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila, e cila ka kërkuar heqjen e këtyre masave dhe njëkohësisht është kërcënuar me masa reciprociteti, gjë që ka dhënë fryte./KD

6 komente në “Kërcënimi me reciprocitet, tërhiqet Shqipëria”

  1. ELENA GJIKA says:

    NDONESE JAM VETE KOSOVARE KESAJ MIMOZES ME SERBINE NUK PO JA MBAN BY….PER RECIPROCITET,NDERSA ME SHQIPERINE E KA LEHTE

    1. raimondi says:

      Shume mire jaka bere Kosova –Ca vendos ai taksa per mallrat e Kosoves
      –Kosove-Shqiperi nuk duhet te kete asnje lloj pengese per tregetine e per cdo gje

  2. isa says:

    elena po ty mekun tamban tregom

    1. isa says:

      Kurse ti turpnohesh me e tregue emrin tan se e ke m…

  3. ELENA GJIKA says:

    ORE NUK ME INTERESON AS ISA AS JU POR E GJYKOJ VETEN SA POPULL I DOBET JANE SHQIPTARET ATY KU GJEJNE BUT JA KTHEJN MENJEHERE NDERSA KU DUHET NUK PO UA MBAN,SA PER EMER 80% E POPULLSIS SE KOSOVES NUK I KANE ME ATO EMRA TE MAHMUDIJES ATO I TAKOJN TE KALUARES.MASE JU TREGOJ JETOJ NE PRIZREN NE RRUGEN LEK DUGAXHINI NR 126 ME VELLEZRIT :ARIAN,SHKODRAN,PERPARIM DHE MOTREN IRENA.

  4. Votren says:

    Elena,nuk eshte ne ja mban apo s’ja mban.Nese behet nje marreveshje duhet respektuar nga secila pale.Ka dhe me keq.Te marr dicka ne Kosve me duhet te paguaj dy here.Njehere te policet e Kosoves(!),dhe njehere tek keta te Shqiperise.Me qe jetoke ne Prizeren jam komshi yti.Gjithsesi krahasimi qe ke bere eshte i ulet.Perballe atije duhet te jemi gjithe ne.Kurse sa per komentuesit e pa tru nuk kam ndonje koment.Kurre sdo mbesim pa te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje