Thaçi: Është ofendim që flamuri shqiptar të zvogëlohet trefish

26 Dhjetor 2011, 12:54Rajoni TEMA

Kryetari i partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi thotë se ligji për gjuhën dhe flamurin shqiptar në Maqedoni duhet të ndryshojnë.

“Është  bërë një gabim fatal, sidomos me këto dy ligjet e fundit, flamurin dhe gjuhën, se këto ligje nuk ju vijnë as për së afërmi ligjeve që kemi pas në komunizëm që kanë qenë shumë më positive. Është ofendim që flamuri të zvogëlohet trefish. Në të njëjtën kohë është ofendim për shqiptarët të thuhet se gjuha shqipe është zyrtare, kur unë si deputet, person i cili përfaqësojë mijëra dhe qindra mijëra njerëz vazhdojë që mbiemrin tim në institucionin ku unë jam i nxehur ta përdori në transkipcion sllav dhe në theksin sllav”, është shprehur  Thaçi për Zërin e Amerikës.

Ai ka folur edhe për raportet e tij me Ali Ahmetin dhe Rufi Osmanin.

“Unë me z. Ahmetin nuk kemi problem personal, besoj edhe ai me mua. Kemi të bëjmë me çështjen, me punën siç është politika dhe me programet të cilat na ndeshen. Mungesa e komunikimit nuk do të thotë që ka mungesë të korrektësise politike. Unë dhe PDSH-ja në asnjë moment nuk i kemi bërë konkurrencë zotit Ahmeti dhe BDI-së për të qenë pjesë e qeverisë, dhe kjo është një minimum optimal i ferplejt kur ne nuk konkurrojmë dhe nuk kompromitojmë aspektin politik mes tij dhe parterit maqedonas”, është shprehur lideri i PDSH-së.

Bashkëpunimin me liderin e Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani, Thaçi  e sheh si të frutëshëm.

“E bukura dhe e mira nuk ndodh përnjëherë, duhet shumë angazhim. Njerëzit presin që të ketë një fuzionim, është rëndë që të ketë një fuzionim dhe mos të keqkuptohemi në opinion se kjo është një bashkim. Unë nuk kam asnjëfarë interesi që të dëmtohet politikisht partia e z. Osmani, mirëpo do ta shtyjmë procesin drejt asaj që të bashkëveprojmë, nëse ne si shqiptar këto 20 vjet kemi bashkëvepruar me parti maqedone në koalicion të fillojmë ta kultivojmë këtë tek ne”, ka shtuar ai. (INA)

2 komente në “Thaçi: Është ofendim që flamuri shqiptar të zvogëlohet trefish”

  1. gazetari says:

    Kush e drejton bashkimin e shqiptareve ne nje komb, apo i lihet spontanitetit ?
    gazetari

  2. enh says:

    cflet mor bure me mire ceshte te zvogelohe,apo tju vene flamur te ri si i vune thacit,ne kosove,ne opinionin tim duhet ta marin ne dore kuqezinjte kete problem,dhe te bejne kete rradhe nje demostrate paqesore ne bruksel,edhe jashte selise se okb,dhe jo vetem kaq por duhet futur edhe turqia ne valle veni dhe nje gjysmeheneze ne flamur,e te shikoni si do ktheje mendje,presidenti juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje