Kryeministri Hashim Thaçi, ndonëse e ka shtëpinë më të madhe nga të gjithë zyrtarët publikë të Kosovës, me rreth 1 mijë metra katrorë, ai nuk gjendet as në “toplistën” e 10 më të paguarve që punojnë në institucionet shtetërore.
Ai bazuar në listën e pagave të zyrtarëve të lartë të institucioneve kyçe në Kosovë, të cilën e posedon gazeta, është renditur i trembëdhjeti. Derisa ajo që ka pagën më të madhe në vend, presidentja Atifete Jahjaga, vazhdon që të jetojë me qira.
Bazuar në këtë listë, Thaçi ka pagën 1 mijë e 443 euro në muaj. Këtë pagë kryeministri e merr qe disa vjet, ndërkohë që ai ka nisur të ndërtojë një shtëpi gjigante në periferi të Prishtinës. Për këtë ndërtim, kryeministri në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Antikorrupsion, ka thënë se ka marrë kredi.
Në anën tjetër, njeriu që merr pagën më të lartë në institucionet shtetërore, e që vazhdon të jetojë me qira është e para vendit, Atifete Jahjaga. Kjo ka dyfishin e pagës së kryeministrit.
Me koeficientin e pagës 15.44, e para e shtetit merr pagën më të lartë nga buxheti i Kosovës, shumën 2 mijë e 837 euro. Pak më të vogël pagën se presidentja e vendit, e ka drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Shkëlzen Lluka dhe atë gjithsej 2 mijë e 653 euro…
Por, pagë më të madhe se kryeministri Thaçi kanë edhe zëvendësit e kësaj agjencie, dhe atë 2 mijë e 520 euro.
Pas pagës së presidentes e më të mëdhenjve të AKP-së, është paga e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, i cili çdo muaj merr 2 mijë e 325 euro, derisa zëvendësit e tij marrin pagën 2 mijë euro. Pesë euro më pak se nënkryetarët e parlamentit, nga buxheti i Kosovës paguhet kryesuesi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me gjithsej 1 mijë e 955 euro në muaj.
Hiç më larg se të lartëpërmendurit nuk qëndron as drejtori i i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni. Ky i fundit, i cili është rizgjedhur këtë vit edhe për një mandat të ri në krye të AKK-së, merr çdo muaj nga buxheti i Kosovës 1 mijë e 888 euro. Dymbëdhjetë euro më pak në muaj sesa Preteni merr kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani dhe atë 1 mijë 876 euro çdo muaj, derisa gjyqtarët tjerë të kësaj gjykate marrin çdo muaj nga buxheti i Kosovës, pagë mujore në vlerë prej 1 mijë e 651 euro.
Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta, pagë më të madhe sesa i pari i qeverisë merr edhe kryeshefi ekzekutiv i Autoritetit Rregullativ të Telekomit, në vlerë prej 1 mijë e 600 euro në muaj derisa nga 1 mijë e 495 marrim anëtarët e Zyrës së Rregullatorit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sipas këtyre dokumenteve marrin pagën bazë në vlerë prej 1 mijë e 488 euro por në këtë shifër sipas burimeve të gazetës nuk janë të përfshira edhe shtesat që deputetët i marrin për pjesëmarrje në komisione parlamentare, e që arrijnë vlerën mbi 400 euro për secilin deputet në muaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni po ashtu merr pagë më të madhe se kryeministri dhe atë në vlerë prej 1 mijë e 483 euro në muaj.
Numër 13 në këtë listë është paga e kryeministrit Hashim Thaçi në vlerë prej 1 mijë e 443 euro në muaj. Kjo pagë është e ngjashme me pagën e Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani e me pagën e kryeprokurorit të shtetit, Ismet Kabashi.
Pas tyre, pasojnë pagat e anëtarëve të bordit të Autoritetit Rregullator të Telekomit dhe atë secila pagë në vlerë prej 1 mijë e 400 euro në muaj.
Ndërsa kryeprokurori i Prokurorisë Speciale i takon misionit të EULEX-it dhe si i tillë paguhet me paratë e BE-së në Kosovë, zëvendëskryeprokurorja Speciale Sevdije Morina, pagën mujore nga buxheti Kosovës e merr në vlerë prej 1 mijë e 370 euro. Pagën më të vogël se Morina e marrin zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës dhe atë secili nga 1 mijë e 356 euro në muaj. Pak dallon paga e një zëvendëskryeministri nga Drejtori i Zyrës së Rregullatorit të Ujit, i cili në muaj merr nga buxheti i Kosovës jo më pak 1 mijë e 350 euro.
Nga 1 mijë e 298 euro në muaj ndërkaq. marrin kryeprokurori i prokurorisë së Qarkut, prokurorët që punojnë në Prokurorinë Speciale, si dhe prokurorët që janë pjesë e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ministrat e Qeverisë së Kosovës ndërkaq, marrin pagë mujore në vlerë prej 1 mijë e 271 euro sikurse marrin edhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës dhe kryetarët e Gjykatave të Qarkut. Një euro më pak merr shefi i stafit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovë dhe atë pagë mujore në vlerë prej 1 mijë e 270 euro. Pagë të ngjashme merr edhe drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj.
Bazuar në listën ku janë të përfshira qindra pozita zyrtare që paguhen nga buxheti i Kosovës, pas pagës së Bashkim Smakajt, renditet paga e Kryetarëve të Komunave. Varësisht nga madhësia e qytetit që drejtojnë, paga e një kryetari të Komunës sillet nga 900 deri në 1 mijë e 210./zeri
Ndersa babai im pasi ka lene shendetin minierave merr 60 euro.!!!
eh, qeshtu eshte kjo pune, topat e Dellit kerkojn bire
Hajduterri e pa pame si knej dhe anej kufirit.
Pastaj kjo thone se e ka Ble me PARE DIPLLOMEN kush e di ket pune a eshte e vertete apo ja fusin kot .
Rrogat e ketyre jane marremendese njerzija nuk kane buk me hanger kto plus rroges kane dhe dieta te nalta.
Te dyja Qiverite si ne Kosove dhe ne Albani === Hajduterr te pa pame.
po sigurisht polices ja dha pagesen Delli, nuk ka me te kercueme falas, cdo gje paguhet !