Rroga e Jahjagës dyfish më e madhe se e Tadiçit

28 Dhjetor 2011, 13:32Rajoni TEMA

Duke iu referuar shënimeve të publikuara dje në shtypin e Prishtinës për rrogat e funksionarëve të Kosovës, shtypi i Beogradit shkruan sot se anëtarët e qeverisë, deputetët dhe drejtorët në Kosovë mesataraisht fitojnë nga 500 e më shumë euro nga kolegët e tyre në Beograd.

Kështu, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga merr dyfish rrogë më të madhe se presidenti serb, Boris Tadiç, rroga e të cilit është 1.400 euro. Jahjaga merr 2.837 euro.

Ndonëse Kryeministri i Kosovës e ka rrogën dyfish më të vogël se Presidentja Jahjaga, megjithatë ai merr rreth 250 euro më shumë se homologu i tij serb Mirko Cvetkoviq, rroga e të cilit është 1.200 euro, ndërsa rroga e ministrave të tij është 1.000 euro.

Ndërkaq rroga bazë e parlamentarëve të Kosovës është 1.488 euro dhe rreth 400 euro shtesa nëpër komisione e këshilla, ajo e depeputetëve serbë është 750 euro plus paushalli mujor 300 euro.

Drejtori i Agjencisë së Privatizimit të Kosovës është 2.653 euro ndërsa e kolegut të tij serb është 1.520 euro, plus dy shtesa si anëtar i Komisionit Kombëtar për Kontabilitet me rreth 350 dhe si asistent në Fakultetin Ekonomik rreth 75 euro. /qik/

10 komente në “Rroga e Jahjagës dyfish më e madhe se e Tadiçit”

  1. Shkupi says:

    Mos beni krahasime me serbet,krahasinet duhet ti bejme me amerikanet dhe europjanet.

  2. Ben Dibrani says:

    Ketyre gazetareve qe bejne keto krahasime i duket se Kosova eshte ende pjese e Serbise. Rendesi ka te bejne detyren mire ne sherbim te popullit dhe te mos vjedhin. Nuk kuptoj perse i duhen Temes keto artikuj pa asnje kuptim. Nese vlersohet si golat e mesit apo dashnoret e Xheniferit, me duket se ky nuk eshte rasti.

    1. Perralla me Mbret says:

      O ben, artikulli fillon duke ju referuar shtypit te Prishtines,e ne besojme se gazetaret Kosovare te pakten e dijne qe nuk jan me pjese e serbise!Me rendesi mos te vjedhin(sikur te mos vidhnin te pakten) ,golat e Mesit,e gjithe kto perralla me mbret qe ke shkruar.Krahasimi ka shume kuptim sepse serbia eshte shtet fqinje ne rajon me nje ekonomi shume me te zhvilluar se Kosova,me nje shtet ligjor,me punesim shume me te madhe se ne Kosove dhe me te ardhura me te medha per fryme banori! Megjithe kto fakte pushtetaret Kosovare(edhe Shqipetare) i lejojne vetes kte lluks karshi kolegeve te tyre serb!Ja ky eshte kuptimi ben pasha.

  3. Landi- Sverige says:

    Behen krahasime sepse anetaret e qeverise se Kosoves marrin paga me te larta se ata te Serbise, pa llogaritur ketu te ardhurat nga korupsioni, ndersa populli i thjeshte kosovar ka nivele shume here me te ulta se ai serb. Ketu eshte ndryshimi, pra ti sherbejne popullit dhe jo vetvetes se kush te vjedhi sa me shume per sa kohe do te jet ne pushtet.

    1. fule says:

      Nuk nxene dumbabsit mos u lodh kot. Ti bejme krahasimet me amerikanet thote i pari, e mer vesh apo jo, lol.

      Nejse te pakten per 1 ankete e kaluan serbine, ate te bamirsise, se per te tjerat ne bashke me keta na gjen nga fundi me koleget e Burundit e kompani.

    2. Bardhi says:

      krahasime me serbin bejn gazetat pro jugosllave koha ditore dhe zeri te cilat dikur ishin pron publike po milloshevici ua dhuroi surroit e shales ne shenje mirenjohje per sherbimin e baballareve te tyre per udben.Kur te krahasoni dicka krahasoni te gjitha privilegjet e jo vetem rrogen,presidenti serb ka veturen me te shtrejt ne rajon,ka aeroplan,pallate presidenciale te trasheguara nga ish jugosllavia,presidentja e Kosoves nuk ka asgje banon me qira se Kosova nuk ka rezidenca per pushtetaret.A ke fakte kur thua se kosovaret kan nivel me te ulte se serbet ?a e dini ju sa eshte paga mesatare ne serbi?rreth 350 euro,ne Kosove 345 euro.
      Cili politikan serb i ka sherby popullit?pse serbia sot ka rreth 400.000 banore me pak se ne vitin 2001?nese e heqim beogradin pjesa tjeter e serbise jeton shume me keq se kosovaret,ne jug dhe lindje te serbise paga mesatare eshte 220 euro.

  4. Vaso Pasko says:

    KUSARE QE GRABISIN ME LIGJ KA JO VETEM KOSOVA POR GJITH BOTA

  5. kumanova says:

    gazeta ,,tema,,eshte pro serbe ,shihet nga lajmet dhe komentet qe i boton

    1. trust_no1 says:

      Ruj shendetib Kumanova, se mendja ka marre vize amerikane.

  6. I Mrekullumi says:

    Lajm shum i mire.
    Keshtu servert do kerkojne te bashkohen me Kosoven e te mesojne shqip qe te ken ene ata na i cap buk me honger.
    Servet serv do ngelin gjith jeten kurse ne kena me ca perpara.
    Forca jone e shqiptareve eshte multi-kulti dhe toleranza nderfetare qe kemi mes nesh. Ne kete pike servet jan 2000 vjet mbrapa nesh e akoma me mbrapa kan me ngel me besoni
    Urime per te gjith shqiptaret ne te gjith boten nga Austria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje