“Mercedes” merr vendim: Nuk i shesim makina qeverisë së Kosovës

28 Dhjetor 2011, 12:53Rajoni TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka privilegjin që është zyrtari i fundit, i cili me para të buxhetit të Kosovës ka blerë veturë zyrtare të tipit “Mercedes”. Kjo për faktin se gjiganti gjerman dhe botëror i automobilave “Mercedes” ka vendosur që prej muajit të ardhshëm mos t’i shesë vetura qeverisë së Kosovës.

“Babai” i veturave luksoze në botë e ka marrë vendimin për faktin se Kosova ka një nivel të lartë të korrupsionit, të cilën gjë e konfirmon edhe “Transparency International”.

Sipas kësaj të fundit, shteti më i ri në Evropë radhitet në vendin e 112, që do të thotë se konsiderohet si një vend me nivel të lartë të korrupsionit, duke u vendosur kështu në një grup me shtetet si: Algjeria, Egjipti, Moldavia, Senegali dhe Vietnami.

Burimet e sigurta të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se përfaqësuesit e autorizuar të Mercedesit” në Kosovë nuk mund t’iu shesin vetura institucioneve të Kosovës, nëse këto të fundit shpallin tenderë publikë për blerje të veturave të këtilla…/zeri

13 komente në ““Mercedes” merr vendim: Nuk i shesim makina qeverisë së Kosovës”

  1. Arsen says:

    Ky vendim me habit… sa lart qendron morali i disa njerezve ne krahasim me disa te tjere.

    1. kastriot says:

      Po Siemensit a do ti shese,sepse Siemens eshte nje nder me te korruptuarit ne bote.

  2. Kanina says:

    Besoj se lajmi eshte i rreme….. Po per qeverine shqiptare cfare do te thonin ata te Mercedesit ?!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. alban says:

      nuk e morre vesh ti qe ministrat tane ngasin makina te vjedhura!

  3. brace says:

    Skane turpe,ministrat hajduta te Kosoves,se shohin gjendjene e mjeruar te poullit,kryehajduti hashim thaci,sju kerkon dote dhogari,se eshte i mbytur ne korrupsion e krim,ne SHqiperine e komunistit tropojane e ne Kosove nuke funksionon drejtesia,turpe per kta hajdute te ndyre.

  4. ai Burri says:

    Humor me Mercedes Benz:
    Nje gjerman me Zyren e Topallit pas shume pyetjeve ne nje takim i kerkon nje pyetje personale. Ai i thote:- Zonja Topelli per sa kohe e bleni ju nje MB?
    Ajo i thote, per 1 muaj.
    Pastaj takon e pyet Zv. K/Ministrin, po ju per sa e bleni MB?
    Per 2 Muaj,- i thote Meta.
    Pas takimit me ate burrin, ai ithote se duhet te pyese vajzen, se nuk e ka idene. Vajza i thote: per 6 muaj babi.
    Cuditet gjermani e i thote se Meta e blen per 2. Me inat ai burri merr vajzen dhe i thote qe Meta e blen per 2, pse ne per 6.
    Ajo gruaja i thote: PO ESHTE FIRME E MADHE BENZI O BABI, NUK E BLEJME DOT PER DY MUAJ.

    1. Landi- Sverige says:

      Hahahaha…. e bukur. Bravo.

  5. Luani says:

    Shpesh dyshon njeriu i ndershëm në Kosovë se është çmendur kur ju ankohet të tjerëve se sa po vjedh qeveria nga Prishtina dhe sa po vuan populli shqiptar nga plaçkitja e tyre e pamëshirë gjithë këto vite.

    I falenderoj gjermanët për këtë sjellje të moralshme dhe shpresoj se edhe ndërmarrjet tjera të mëdha të huaja e ndjekin shembullin e tyre dhe i bëjnë presion qeverisë nga Prishtina që të largoj duart e tyre të ndyta nga buxheti i qytetarëve.

  6. Gjakovari says:

    Ju skeni pse na i shisni..ne i vjedhim ..

  7. uliks says:

    Kjo tregon se Gjermanet jane me te shqetesuar per shqiptaret ne Kosove se vet ne! Ka ra gjume populli dhe s’ka kush qe i zgjon nga gjumi kolektiv qe eshte pasoje e medikamenteve te pushtetareve. Sikur te na vinin embargo per te gjitha komoditetet dhe ndoshta atehere do te zgjohen. Turp!

  8. V.F.L.P says:

    Te blejn Kuaj “aristokratet” kinez-ovar!

  9. enh says:

    me mire tja shesin me letra se te mbushen me mercedeza te vjedhur si ne shqiperi,dhe pastaj eshte turp te ndalohen ministrat ne zonen shegen me makina te vjedhura,shume lehte mund ti dhurojne,ose ti futin ne ndihmat e evropes per shtete,me prioritet te behen se shpejti pjese e familjes se tyre.

  10. shkodra says:

    nje genjeshter shume e madhe zotni gazetare i temes se je ba si gazetaret e enverit po ca eshte ky budalleke qe shkrua po ku ka kompania ne bote qe nuke do shese produktet e veta me ke ba me qeshe po nejse po pate probleme qeveria e kosoves hajde se jau ua bleje une hajde gazetare budallenj ase idene e gazetarit se keni ky ashte budallek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje