Ish-presidenti maqedonas Gligorov, asnjëherë se njohu Kosovën

3 Janar 2012, 18:05Rajoni TEMA

Ish-presidenti i ndjerë maqedonas Kiro Gligorov asnjëherë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Gjatë mandatit të tij si president i Maqedonisë, Gligorov si një ish-komunist dhe i lidhur me Beogradin ka përkrahur në mënyrë indirekte regjimin e Sllobodan Millosheviçit lidhur me zhvillimet në Kosovë, duke kërkuar zgjidhje për Kosovën në kuadër të Serbisë.

Ai njihet me deklaratat e tij që Kosova është pjesë e Serbisë dhe duke kundërshtuar pavarësimin e saj. Gjatë mandatit të tij ka pasur dhjetëra takime midis Gligorov dhe Millosheviçit, në kuadër të një bashkëpunimi dypalësh, informon agjencia e lajmeve INA.

Një muaj para shpërthimit të luftës në Kosovë, Gligorov kishte propozuar në vitin 1999 hapjen e korridorit për shqiptarët e Kosovës në rast të deportimit të tyre drejt Maqedonisë nga ana e regjimit të Millosheviçit, pasi që sipas tij, Maqedonia nuk ishte në gjendje të përballonte fluksin e të zhvendosurëve.

Në një intervistë të fundit për Deutsche Welle, Gligorov sërish nuk ka vlerësuar shtetin e Kosovës si një realitet të ri në Ballkan. “Kosova vazhdon të jetë një çështje e dhimbshme për dikë, pasi në Serbi akoma ajo konsiderohet si vatra ku ka lindur shteti serb. Duhet ndoshta të arrihet një zgjidhje, me të cilën Kosova të ketë ndonjë lidhje me Serbinë. Për Maqedoninë, nëse Kosova bëhet shtet i vërtetë demokratik, ku do të respektohen të gjithë të drejtat e qytetarëve, pavarësisë kombësisë dhe feve të tyre, atëherë ajo nuk duhet të jetë edhe shumë rrezik. Por, nëse Kosova mbetet ashtu siç është, atëherë kjo mund të zgjoj dhe mobilizoj të gjitha ata që vlerësojnë se shqiptarët duhet të jetojnë në një shtet”, ka theksuar Gligorov, i cili u largua nga posti i presidentit pas zgjedhjeve të vitit 1999, kur në kreun e presidencës erdhi Boris Trajkovski kandidat i VMRO-DPMNE-së.

8 komente në “Ish-presidenti maqedonas Gligorov, asnjëherë se njohu Kosovën”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Kur thote populli duhet te kesh dy bythe,nje ta cash dhe nje ta mbash.Ky njeriu me “vule” ne balle,”i respektoi” te drejtat e kombit Shqiptar dhe etnive te tjera ne Maqedoni dhe na dhenka keshilla per Kosoven qe te respektoje keto te drejta.Harron ky trushkulur,se ne kryeqytetin ku ai ishte president,pra ne Shkup,mbi 60 perqind e popullsise para termetit te vitit 1961 ishin Shqiptare.Me politikat e tyre djallezore e mbipopulluan ate me popullsi sllave,ashtu sikurse bene dhe me popullsine e Manastirit,ku ka mbetur vetem nje popullsi e paperfillshme Shqiptare.Por nuk kane faj keta Bullgare te transformuar ne Maqedone,kur nuk ka burra Shqiperia ketej,ne shtetin ame, te cilet te mbroje te drejtat e neperkembura te Shqiptareve ne Maqedoni,si popullsi shtetformuese,e njohur nderkombetarisht si dhe ne Kushtetuten Maqedonase.Kjo eshte dhe nje nga aresyet,se perse perkrahet nga disa kancelari perendimore Sali Berisha,sepse ky lot politiken e tyre prosllave ne Ballkan.Por dita per Shqiptaret eshte duke ardhur,duan apo nuk duan Gligorovet,Gruevsket me kompani.Shqiptaret kane qene dhe do te jene nje komb,nje shtet ne truajt e tij etnike.

  2. Bardhi Tolabi says:

    Me falni se harrova te shtoj dhe dicka tjeter ne sjelljen e politikaneve tane.Ketij Gligorovit te tille,i derguan ngushellime Saliu dhe Topi,packa se ishte nje ish komunist sllav,nga ata qe sipas Saliut ishin “udheheqesit” e Enver Hoxhes dhe “themeluesit”e PKSH,nje ish antar i presidences Jugosllave te Titos,krimet e te cileve ndaj Shqiptareve jane te pallogariteshme.E pra,per keta politikanet tane,ky qenka nje ish president komunist i “mire”,ndersa nje homolog i tij si ish presidenti yne i pare i pluralizmit,Ramiz Alia,edhe ky ish komunist,ishte i ‘keq” dhe nuk ja “vlente” te ngushellohej.Pika ketyre te tilleve,servile ndaj te huajve dhe mosmirenjohes ndaj homologeve Shqiptare,qe edhe ne vdekje te tyre,nuk thone nje fjale ngushelluese per ta.

  3. kebapi says:

    vdiq sllavo serbi i dhjefsha ne varr,antishqiptari.ish agjenti ruseve,kot nuk ja vuri cia bomben shpirtit katil shpirt muti.

    1. misionari says:

      kebap, Gligorovi ka qene miku nr. 1 i Sali Berishes. Ne nje liber te nje autori grek, Sali Berisha, presidenti i Shqiperise, Gligorovi, presidenti i Maqedonise dhe Ion Iliescu, president pas vrasjes se Causceskut ne Rumani, konsideroheshin nga CIA amerikane si tre Mosketieret e Ballkanit te rekrutuar prej tyre.

  4. kastrioti says:

    I plasi tr…Kosoves se nuk e njohi qorri,ne hale te gomerve vafte.

    1. beni says:

      jo vetem qe nuk i plasi trapi kujt por as per ta rruar nuk e rruan njeri per te e sidomos tani qe eshte dimer e ben pak ftohte

  5. enh says:

    ata qe e vrane sqene budallenj,dhe zakonisht ata nuk vrasin idjotet,por te zgjuar qe nuk pajtohen me skllaverine,te tjeret,dhe kriminelet i shikoni te gjalle,kriminele si padronet e tyre masone,qe kenaqen te lundrojne ne gjakun e te pafajshem,qe ata i quajne idiote.

  6. Shkupi says:

    Shqiptaret qajne e maqedonasit festojne per vdekjen e Gligorovit!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje