Agim Zogaj, i koduar si dëshmitari “X”, në rastin kundër Fatmir Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij të njohur si “Rasti Kleçka” ia ka marrë jetën vetes dhe askush nuk ka ndikuar, qoftë nga Kosova qoftë nga jashtë, në aktin e vetëvrasjes.
Së paku ky është konstatimi i autoriteteve gjermane, që e kanë kryer autopsinë në trupin e viktimës, i cili është gjetur i vdekur në minutat e para të 27 shtatorit të vitit që lamë pas.
Disa muaj pas vdekjes, autoritetet gjermane me kërkesë të misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), i cili edhe udhëheq procesin kundër ish-ministrit Fatmir Limaj dhe të tjerëve, raporti i autopsisë tashmë ka arritur në Kosovë. Ky raport do të diskutohet në seancën e 30 janarit kur pritet të rifillojë gjykimi ndaj të akuzuarve për krime luftë në Kleçkë të Lipjanit.
“… ka qenë dëshmitar në një procedurë gjyqësore në Kosovë. Në muajin korrik të vitit 2011 në kornizën e të ashtuquajturit programi i EULEX-it (program i mbrojtjes së dëshmitarëve), ai së pari është sjellë në Munich dhe pastaj në Duisburg”, thuhet mes tjerash në raportin e autopsisë së autoriteteve gjermane, raport në të cilin ka pasur qasje gazeta “Zëri”.
Dëshmitari X ka njerëz shumë të afërt në Suedi. Qendrimet e tyre gjatë luftës në Kosovë kanë qenë të dyshimta.
Dëshmitari X ka njerëz shumë të afërt në Suedi. Thuhet se gjatë luftës në Kosovë kanë mbajtur qendrime të dyshimta.