Thaçi shtyn zgjedhjet, synon të bëhet president

6 Janar 2012, 11:29Rajoni TEMA

Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë të interesuar që t’i shtyjnë zgjedhjet presidenciale deri në vitin 2013, dhe në këtë mënyrë t’ia hapin rrugën liderit të kësaj partie, Hashim Thaçit, që të kandidohet për president.

Kështu vlerësojnë analistët politikë, duke komentuar qëndrimin e fundit të kryesisë së PDKsë, e cila të enjten nëpërmjet një kumtese për medie, ka bërë të ditur se mbështet kërkesën e Komisionit Parlamentar për Ndryshimin e Kushtetutës, për dhënien e mandatit të ri.

“Anëtarët e Kryesisë diskutuan edhe për kërkesën e Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe unanimisht i dhanë mbështetje mandatit të ri të këtij komisioni”, thuhet në njoftimin të lëshuar për medie nga PDK-ja.

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se anëtarët e partisë më të madhe në vend kaherë kanë shfaqur ambiciet për t’i shtyrë zgjedhjet presidenciale, ndërsa qëndrimi për t’i dhënë mandat shtesë komisionit, nga puna e të cilit varet organizimi i zgjedhjeve, i kontribuon shtyrjes.

“Që PDK-ja dëshiron t’i shtyjë zgjedhjet presidenciale deri në vitin 2013 është më se evidente, sepse kryeministri është i interesuar ta përfundojë mandat in dhe të konkurrojë për president”, thotë Spahiu, duke shtuar se Thaçi nuk është në gjendje që duke qëndruar kryeministër gjatë vitit 2012 të lejojë që t’i “ikë” pozita e presidentit…/zeri

1 komente në “Thaçi shtyn zgjedhjet, synon të bëhet president”

  1. fatmiri says:

    Mos i mbeshtet te vertetat te Nexhmedin Spahiu.Pse qenka dhe analist?! Ne çudi. Ai eshte nje antikombtar i tmerrshem, nje turkoshak dhe shkrimet e tij i sherbejne serbeve dhe grekeve. Ai kerkon te vertetoje se ne e kemi prejardhjen nga majmuno antropomorf dhe komb shqiptar nuk egziston. Mos e merrni serozisht se eshte koha e te çmendurve. Nje nga keta dhe Nexhmedin Spahiu, ramet te kete persegjalli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje