NATO-ja do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Kështu është shprehur sekretari i saj i përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen i cili ka theksuar se NATO-ja do të marrë parasysh situatën në terren para çfarëdo vendimi për ndryshim të pranisë së saj në Kosovë.
Ndërsa i është referuar situatës në veri të Kosovës, Rasmussen ka theksuar se është e nevojshme gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme politike dhe insiston se aleatët dhe partnerët, me gjithë dallimet rreth statusit të Kosovës, janë të përkushtuar që të ndërtohet një Kosovë stabilizuar dhe e qëndrueshme për të gjithë qytetarët e saj.
Gjithashtu Rasmussen ka shtuar liria e lëvizjes për KFOR-in, sikur edhe për të gjithë aktorët e tjerë dhe individët në Kosovë nuk është e negociueshme.
“KFOR-i ka menaxhuar situatën në terren në pjesën veriore në një mënyrë të matur, në përputhje me mandatin tonë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë me kujdes, vendosmëri dhe paanshmëri” ka shtuar Rasmussen.
Ai ka shtuar gjithashtu se NATO-ja ka pasur një vit të vështirë dhe të ngjeshur gjatë 2011 dhe e pret një vit i ngjeshur edhe në vitin që posa kemi hyrë.
Samiti në Chicago, transformimi gradual i kompetencave në Afganistan, lufta kundër terrorizmit ,Kosova po ashtu mbetet sfidë për NATO-n. Për të përballur me nevojën për zvogëlimin e shpenzimeve shumë anëtarë të NATO-s duan të zvogëlojnë edhe kontributin në misionin në Kosovë. Por situata në terren në pjesën e dytë të vitit të shkuar, kur shkallëzoi dhuna në veri, shërbeu si vërejtje se NATO-ja duhet të pres me vendimet për zvogëlim të pranisë në Kosovë.