Greqia të largohet nga eurozona

7 Janar 2012, 13:59Rajoni TEMA

Profesori gjerman i çështjeve ekonomike dhe një ndër arkitektët e monedhës euro, Otmar Issing deklaroi se Banka Qendrore Evropiane ishte paralajmëruar për risqet me të cilat do të përballej monedha e përbashkët dhe se me largimin e Greqisë euro do të mund të dilte nga kriza.

“Ne i dërguam një peticion Jean-Claude Trichet me të dhëna nga studimet tona se kostoja e punësimit po devijohej në mënyrë dramatike”, tha Issing.

Profesori gjerman, i cili aktualisht drejton një qendër studimore financiare në Frankfurt, tha se ishte paralajmëruar BQE që në fillim të prezantimit të euros. Issing shton se hedhja e euros si një monedhë e përbashkët në vende me divergjenca ekonomike të mëdha “ishte një eksperiment” që dihej se do të prodhonte kriza, transmeton TCH.

Si shembull profesori merr të dhënat e fundit përsa i përket papunësisë në Gjermani dhe Spanjë. Dy vende me të njëjtën monedhë, thotë ai, raportojnë njëra papunësinë në nivelet më të ulëta historike në 20 vjetët e fundit, vetëm 6.8 për qind, ndërsa tjetra në nivele rekord prej 23 për qind.

Duke u ndalur tek kriza e borxhit grek, Issing vlerësoi se vendet e eurozonës duhet të veprojnë me kujdes duke vënë parësore të ardhmen e monedhës së përbashkët, e jo të Greqisë.

Për të shpjeguar më qartë, Issing zgjodhi një zhargon akoma më të thjeshtë:

“E zëmë se monedha euro është një klub, një klub ku nuk lejohen duhanpirësit. Por disa nga anëtarët e klubit nisën të pinë sërish, çfarë duhet të bëjmë ne tani? Ta kthejmë klubin në një klub duhanpirësish?!”, tha profesori gjerman.

Issing ka qenë anëtar i bordit të BQE-së nga vitit 1998 deri në vitin 2006, si dhe drejtor ekzekutiv i ekonomisë pranë kësaj banke.

13 komente në “Greqia të largohet nga eurozona”

  1. brazili says:

    Edhe keto ekonomistet e “famshem”, ne letra sepse ne praktike bejne vetem eksperimente,ku te eksperimentuarit jane njerzit,dhe kombe te ndryshem.Me kete rast ky ekonomisti e shpreh vete qe beme eksperiment me futjen e euros ne shume vende qe kane divergjenca te medha ekonomike.Megjithate keto ekonomistet vazhdojne te japin mendime,dhe te marrin rroga fareonike.

    1. raimondi says:

      Bravo gjermani !–Mirpo greket nuk e lene kollaj duhanin ,keshtu qe do vene ne hale

      Greku do behet me keq se ne ……-Ata jane nje popull dembel dhe me plitikane totalisht te pa afte

  2. Zigur Qarri says:

    Divorci i Greqise me KE-ne e zones Euro ka qene i parashikuar qe ne fillim nga ekspertet ekonomiste.Por kur ekonomia sakrifikohet per interesa politke e kan treguar me se miri shtetet totaliatare se sa i hidhur eshte fundi.Euforia greke eshte rast tragjiko-komik.Genjestrat paradoksale te politikaneve greke me te dhenat financjare te rreme ku u implikua e gjith klasa politike dhe superstruktura shtetrore i ngjan nje loje femijesh qe nuk mendon kurre per fundin,si te thuash me ja fut vetes duke menduar se ja hedh te tjerve.
    Greqia mund te beje unionin e Klubit te Uzos,ku mund te bashkohen arabet qe jan shpikesit e shkumes se Uzos te anisit eterik,turqit qe ja kan adaptuar Uzon Rakise se tyre te dashur,si dhe greket qe e kan pervetsuar Uzon si tyren duke e kthyer si pije nacionale.
    Greqia deshtoi me demokracine,me ate forme qeverisjeje qe e kan shpikur vete dhe pretendojn se eshte pjese e kultures se tyre.
    Greqia ashtu si dhe Turqia jan ke te paktat shtete Europjane qe kan pasur diktatura ushtarake mbas luftes se dyte botrore.
    A jan grekerit e sotem pasardhes te heleneve qe krijuan fondamentin e kultures se sotme Europjane?,,,???
    Ne se jane si ka mundesi te parakalohen nga te tjeret me kulturen e tyre te ashtuquajtur Demokrati?
    Faktet tregojn qe greket e sotem jan mbeturina popujsh cigane,egjyptjane,oriental me ndjenja te forta fetare deri ne ekstremizem qe duan vetem te perfitojn nga e ashtuquajtura kulture helene,por qe nuk kan asgje te perbashket me te.Dhe kan perfituar,lirine e Greqise mbi kufijte e vertete gjeografik,favoret e KE etj.Por jevgu po jevg mbetet.Arixheska edhe se u martua me djalin e mbretit,merrte terkaçin e dilte naten per te lypur.

  3. Argita_B says:

    Nuk e ka fajin prejardhja jevge apo e bardhe e grekerve te sotem per krizen qe po kalojne.
    Kriza greke eshte nje krize sistemike e jo ciklike.
    Sistemet jane te krijuara nga njeriu dhe dute e ditur se vete njeriu dhe pse me i afti i shoqerise qofte, nuk eshte perfekt, nuk ka se si te krijoje sisteme perfekte.
    Ne nje sistem si ai grek ku koshienca kolektive nuk eshte ne nivelin te kuptoje se te paguash taksa nga fitimit kontribon ne rritjen e mirqenjes kolektive pra rrjedhimisht ne rritjen e nivelit te çdo individi, nuk ka se si te funksionoj sistemi.
    Sistemi grek eshte nje sistem piramidal i cili per te mbijetuar ka nevoje te financohet nga “budallenj” qe pranojne te paguajne per te miren kolektive.
    Kur numri i “budallenjve” qe paguajne taksa, behet shume me i vogel se sa numri i “te mençurve” qe nuk paguajne taksa, Piraides i vjen fundi.
    Greket dalin protestojne kundra masave te mara nga qeveria e tyre, shume thone se kjo tregon qyteterim dhe qe jane popull me tradite.
    Ndoshta, por ajo qe harrojne te thone eshte se nje pjese e mire e atyre qe protestojne, jane te paret qe nuk paguajne asnje takse, harrojne te thone se nje pjse e madhe e kursimeve te grekerve nuk ndodhen ne bankat greke po zvicerane.
    Greqia apo sistemi i sotem grek jane te krimbura dhe te destinuara fatkeqesisht te falimentojne.

  4. Albana L. says:

    Profesori na paska shpikur ujin e ngrohte! ?
    Nuk duhet shume mençuri per te kuptuar se Hellastani eshte trupi i huaj i Zones Euro dhe Be-se! Sa me shpejt te nxirren jashte shtete plehera si Hellastani, aq me shpejt do te riperterihen financat e Bashkimit!

  5. tourkofagos says:

    korraket e Erdoganit ngelen me goje hapur duke pritur k.qet e demit[falimentimin e Greqise] te bien nga qielli…….pune korrakesh!!!

    1. Argita_B says:

      Nuk jane korraket, po gjermanet, francezet, anglezet e vendet skandinave qe çdo dite qe kalon nuk shohin zgjidhje tjeter per Greqine.
      Sa per korraket e Orgodanit, Greqia dhe greket jane shume me afer me ta, per nga traditat, zakonet, ushqimi, rraca se sa me suedeze, gjermane, angleze, belge a hollandeze..
      Duhet te jesh i trashe dhe mos dish nga lidhet gomari apo i verber te mos shohesh e kuptosh se nje shtet qe perben rrezikshemri per te rimbursuar nje kredi me 5%/ne vit nuk ka se si ta paguaje kur ajo kredi i jepet me 15%/vit.
      Greket do te vije nje dite qe do te jene te detyruar te shesin çdo gje qe kane per te lare borxhet, pasi çdo gje qe kane, e kane borxh, pra nuk eshte e tyre pasi eshte bere me parate e te tjereve.
      Neser do behen argate ne tokat e tyre.

      1. PrapambetjetOsmane says:

        Argita_B, deri sa te vij ajo dite, ti be kursime, ndoshta blen edhe ti ndonje trual ne Suli, aty, nga ke then se ke prejardhjen!

      2. tourkofagos says:

        me korrak nuk behesh,bravo re karagjozi,tamam cok gyzel…..!!!

  6. ujk marsi says:

    fagos ere levendi! ti mos u shqeteso po falimentoi elada, une kam shume hektare toke dhe kane nevoje te hiqet ferra,une te jap leftane e ti do besh dhuljane, hahhhahhah hade gyryshyryz cok mashalla

  7. GJONI says:

    Te nderuar lexues nuk eshte faji i profesorit i cili ka pas si detyre vetem te rhote ato te verteta,por faji eshte i politikes qe meer vendime qe sistemi economik nuk i pranon,ne politike 2+2 bejne s

  8. GJONI says:

    Te nderuar lexues nuk eshte faji i profesorit i cili ka pas si detyre vetem te rhote ato te verteta,por faji eshte i politikes qe meer vendime qe sistemi economik nuk i pranon,ne politike 2+2 bejne sa do politika kurse ne ekonomi bejne vetem 4 dhe as me shume e as me pak,te gjithe e kane ditur se greqia nuk ishte gati te hynte ne euro por pranuan qe greqia e rregulloji ekonomine ne leter me shifrat qe donte BE dhe e pranuan dhe ja ku jemi sot,dhe keshtu ka per te ndodhur gjithmone kur politika vendos per ekonomine dhe jo ekonomistet profesionaliste,njelloj si ndodh ne shqiperi ku Berisha nxjerr shifrat e rritjes ekonomike,te papunesise ,te turistave te lumturise se madhe ekonomike etj.Ekonomija eshte shkence matematikore qe nuk duron as ti heqesh e as ti shtosh asgje kush vepron ndryshe heret a vone do ta pesoje ashtu siç po e peson sot europa .

    1. plaku says:

      GJONI,
      Ti thua : “keshtu ka per te ndodhur gjithmone kur politika vendos per ekonomine dhe jo ekonomistet profesionaliste,…”
      Me fal por kjo thenia jote eshte shume e rezikeshme. Me poshte ke nje perkthim te nja artikulli ne shtypin zvicerjane ne lidhje me kete ceshje :
      Ne BE parlamentet jane bere te panevojshem.
      BE ju jep politiken ekonomike teknokrateve. Parlamentet do te behen te panevojshem.
      Ekonomia e paster e tregut nuk ka qene kurre nje model kompatibel i shoqerise. Pasiguria, qe ky sistem prodhon per individin, do te ishte e pa pranueshme. Prandaj duhen rrjeta socjale sigurie dhe nje politike shteterore, te rene dakord ne menyre demokratike, e cila komandon renjet dhe ngritjet konjukturale. Sepse qytetaret kane nevoje per ndjenjen e kontrollit. Per kete qellim egziston edhe politika.
      Por BE nuk ka tentuar kurre te organizoje nje politike ekonomike transnacjonale, ne vend te saj ajo shpalli tre vlerat maksimale : Inflacjoni 2 %, deficiti i buxhetit vjetor 3% te BIP dhe borxhet e shtetit 60 % te BIP, te vendosura si dogma ne kontraten e Maastritit. Me kontrollin e ketyre vlerave ajo ngarkoi teknokratet e BQE.
      Tani BE deshiron qe, komandimin e ekonomise ta automatizoje komplet.
      Tani deficiti i buxhetit te jete nga 3 ne 0,5% te BIP, ne se kjo nuk behet jane parashikuar gjoba te medha. Me kete gje sovraniteti kombetar buxhetor i shteteve shkon praktikisht ne Bruksel.Greqia tashme i nenshtrohet regjimit te borxheve te BE. Atje mjafton nenshkrimi i ministrit te financave, qe te vendosen masa te tjera kursimi. Qeveria, Parlamenti dhe populli nuk kane te drejte te thone dicka. Praktikisht nuk egziston me nje politike kombetare ekonomike. Kudo ne vendet e BE nderkohe do te zvogelohen rrjetat socjale dhe te drejtat e punetoreve.
      Por kjo gje sjell edhe pyetje ne lidhje me kushtetuten. Lejohet qe nje parlament te heqi dore nga te drejtat baze demokratike si sovraniteti buxhetor ? Ne France per kete duheshin te pakten tre te pestat e parlamentit dhe bile nje referendum popullor. Komisjoni i BE do qe te formuloje rregullat e reja ne ate menyre qe populli te mos pyetet fare.
      Pra BE duhet te demokratizoje politiken e saj ekonomike, me qellim qe qytetaret te dine perseri, qe ata e kontrollojne ekonomine dhe jo ekonomia ata.
      Kjo siguri eshte vendimtare, sepse vetem keshtu mund te mbahet konsumi i masave, i cili ne fund te fundit i mban tregjet ne forme.

      Gjoni, me vjen keq, por mendimet e tua mbajne ere liberalizem te ri si ne kohen e Thacerit dhe Reganit qe solli boten financjare ne kete gjendje.
      Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje