Mbi 18 mijë fëmijë nuk ndjekin shkollën në Maqedoni

9 Janar 2012, 13:51Rajoni TEMA

Mbi 18 mijë fëmijë në Maqedoni nuk ndjekin mësimin në shkollat fillore të vendit, informon agjencia e lajmeve INA.

Kjo është theksuar nga ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” gjatë një takimi me pushtetin lokal në Dibër.

Përfaqësuesit e ambasadës theksuan se dukuria e evitimit të shkollimit nga klasa e parë është e pranishme tek nxënësit e komunitetit rom.

“Fëmijët rom jam më së shumti të përjashtuar nga procesi arsimor. Ka edhe një numër të madh të atyre fëmijëve që nuk janë të evidentuar edhe në librat amë të të lindurve, dhe se ata në mënyrë plotësuese janë viktima të formave të ndryshme të keqpërdorimit të fëmijëve, trafikimit, prostitucionit dhe lëmoshës”, kanë theksuar nga “Megjashi”.

Kjo ambasadë ka përshëndetur nismën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale kundër parandalimit të fëmijëve lypsarë dhe ndëshkimin e familjeve të tyre.

1 komente në “Mbi 18 mijë fëmijë nuk ndjekin shkollën në Maqedoni”

  1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Ne qofte se don ta nenshtrosh dhe poshtrosh nje popull,nje etni,nje komb lere ate ne injorance dhe padituri.Ne rast se don te kesh mirkuptim dhe bashkpunim me nje popull dhe etni,shkolloje dhe krijo mundesi arsimimi,qe te civilizohet,dhe komunikimi do te jete me frytdhenes dhe perfitimi do te jete reciprok duke krijuar nje jete te qete per te gjithe.Prandaj luftuan te paret tane me krijimin e alfabetit ne Manastir para gati 100 vjetesh.Sot eshte e pafalshme qe kemi nje rritje te analfabetizmit ne Shqiperi dhe ne trojet shqiptare,gjithashtu dhe te femijve qe braktisin shkollen e lypin rrugve.Femijet jane e ardhmja e nje populli.Aty duhet te perqendrohen te gjitha energjite e shtetit te pergjegjshem dhe ligjor.Arsimimi eshte e drejta themelore ne nje shoqeri demokratike dhe mbrohet e garantohet nga konventa botrore per te drejtat e femijve.Perparimi dhe dija jane te lidhura pazgjidhmerisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje