AK: Të shfuqizohen paditë ndaj dy aktivistëve në Maqedoni

10 Janar 2012, 12:37Rajoni TEMA

Aleanca “Kuq e Zi” dënon me forcë dhe ashpër paditë penale të ngritura ndaj dy aktivistëve të saj në Maqedoni, ndërsa ka kërkuar nga Gjykata e Tetovës shfuqizimin e tyre.  Në një deklaratë për shtyp, përfaqësues të aleancës i cilësojnë këto padi një kërcënim të hapur të dinjitetit tonë kombëtarë dhe lirive të shqiptarëve në Maqedoni të cilët nuk janë minoritet, por janë komb që jetojnë në trojet e veta.
Sipas Aleancës, “Gjykata Themelore të Tetovës duhet të merret me sloganet raciste të tifozave të ekipeve maqedonase, të cilët kujtojmë se kanë thirrur: “Shqiptarët duhet të vdesin” dhe jo me aktivistët e Aleancës “Kuq e Zi”.”

“Dy aktivistët e Aleancës “Kuq e Zi” nuk kanë ndjellur urrejtje ndëretnike, por kanë respektuar simbolet e kombit shqiptar të cilit i përkasin, ndërkohë që tifozët e ekipeve të futbollit në Maqedoni kanë kanë kërcënuar hapur dhe në masë jetën e shqiptarëve të Maqedonisë, duke i cilësuar ata të mirë nëse do të vdisnin”, thekson AK-ja.
Gjithashtu Aleanca shpreh mbështetjen ndaj të gjithë aktivistëve të saj në Maqedoni dhe i siguron ata se nuk do të rrijë duarkryq ndaj racizmit zyrtar të shtetit ku jetojnë 800 mijë shqiptarë, duke garantuar respektimin e të drejtave të njeriut në bazë të ligjeve ndërkombëtare në fuqi, si dhe duke kërkuar me forcë nga shteti shqiptar respektimin e Kushtetutës të Republikës, e cila garanton mbrojtjen e shqiptarëve jashtë kufinjve.
Aleanca i ka rikujtuar institucioneve përkatëse të Tiranës zyrtare “që të reagojnë kundrejt këtyre akteve të shëmtuara dhe shoviniste të strukturave sllave në rajon dhe të mbrojë me çdo kusht bashkëkombasit e saj në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Luginë të Preshevës”.

“Aleanca Kuq e Zi për të disatën herë shpreh dëshpërimin e thellë dhe keqardhjen për politikën e gjunjëzuar të Tiranës zyrtare ndaj akteve të tilla të shëmtuara që po i bëhen kombit shqiptar në rajon, të cilëve po i ndalohet me ligje parlamentare, dhunë verbale policore dhe thirrje raciste maqedonase mbajtja e simboleve kombëtare kuqezi në një kohë kur në vendin tonë valviten pas asnjë problem në ballkonet e banesave të rezidenteve të përkohshëm flamujt e Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë”, thekson AK-ja.

Rinor Slloga dhe Petrit Ibrahimi akuzohen për nxitje të urrejtjes ndëretnike pasi në 28 nëntor të vitit 2011 vizatuan në një mur sloganin e Aleancës Kuqezi “Një gjuhë, një komb” në hyrje të Tetovës.

3 komente në “AK: Të shfuqizohen paditë ndaj dy aktivistëve në Maqedoni”

  1. rrufeja says:

    Apeli i AKZ është për çdo lloj përkrahjeje. Por, çe do kur pushtetarët e Tiranës nuk reagojnë në mbrojtje të popullit, kudo qoftë. Më mirë heshtin se sa të prishin raportet me politikanet sllav dhe humbin nderet personale…

  2. arjan koci says:

    o sa mire me qene SHQIPETAR.

  3. Shkupi says:

    Nuk e kuptoj cfare aleance eshte kjo,nuk eshte ne gjendje te mbroje dy aktiviste te saj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje