Trajkovic: Kërkoj falje për çdo viktimë nga serbët

12 Janar 2012, 11:26Rajoni TEMA

Deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkovic kërkon falje për veprimet e xhandarmërisë serbe në Kosovë. Një gjë të tillë ajo e ka bërë në emisionin Rubikon të KTV-së.

“Ja, unë kërkoj falje për çdo viktimë nga serbët dhe kjo më pengon shumë”, ka thënë Trajkoviq, ndërsa ka shtuar se ata që vdiqën s’mund t’i ngjallim, por mund të punojmë që më kurrë asnjë fëmijë të mos shkelet pse është i një kombësie të caktuar, transmeton “Koha”.

E sa i përket referendumit për të cilin edhe vetë Trajkoviq ishte kundër tij, ajo tha se është bërë problematikë.

Kjo sipas saj zvogëlon gjasat e Serbisë për integrim në BE. Ndërsa duke folur për deklaratën politike të Tadicit të bërë në Manastirin e Deçanit edhe pse një gjë të tillë kishte premtuar se nuk do ta bënte, Trajkovic tha se do të ishte një shembull jo i mirë nëse ai nuk do t’iu përgjigjej provokimeve të gazetarëve pasi sipas saj, kjo do ta dëmtonte imazhin e tij si politikan, duke e ditur se shteti serb është para zgjedhjeve.

2 komente në “Trajkovic: Kërkoj falje për çdo viktimë nga serbët”

  1. elinor bahiti says:

    Xhest i respektueshem, por kam pak dyshime se eshte i mjaftueshem. Tregojeni kete me shembuj konkrete, nepermjet heqjes dore nga territoret e Kosoves si edhe me ndonje demshperblim per familjet e viktimave.

  2. prej kesaj nuk kerkojm kerkim falje por drejtersi e poqese ka drejtesi kjo e ka vendin ne dubrav ne biruc.kjo ne kohen e millosheviqit ka zbatu dhe ka urdheru te vriten shqipetaret,shtriga serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje