Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se nesër, duke filluar nga ora 13, bashkë me qytetarë dhe organizata të ndryshme, do të bllokojë dy vendkalimet kufitare me Serbinë, përkatësisht mallrat që do të tentojnë të hyjnë në Kosovë.
Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, në një konferencë për media, bëri të ditur se protesta e nesërme nuk do të bllokojë qarkullimin e lirë të qytetarëve, por vetëm hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.
“Reciprociteti është vlerë e Bashkimit Evropian. Shtetet në Bashkimin Evropian e njohin njëra tjetrën dhe janë në marrëdhënie reciproke. Nuk ka asnjë shembull tjetër në botë ku dy shtete që nuk kanë marrëveshje të paqes dhe që nuk e njohin njëra tjetrën, kanë marrëveshje për tregtinë e lirë, siç është rasti me Kosovën dhe Serbinë”, tha Kurti.
Kurti tha se protesta e nesërme nuk është kundër serbëve as të Serbisë e as të Kosovës, por është kundër Serbisë.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se kujdestarët e Lëvizjes Vetëvendosje janë garancia që protesta do të jetë paqësore dhe tërësisht e padhunshme.
“Policia e Kosovës nuk është kundërshtari ynë. Serbia është kundërshtari ynë. Asnjë protestues nuk do ta provokojë policinë. Besojmë dhe shpresojmë që as policia nuk do t’i provokojë protestuesit”, tha Kurti.
Gati për bllokadë
Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje të enjten u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen aksionit të tyre për bllokimin e kamionëve me mallra serbe në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë. Kjo, siç kanë thënë ata, duhet të bëhet për ta ngritur ekonominë e vendit, për ta forcuar prodhuesin vendor dhe për ta dëmtuar ekonominë e Serbisë, e cila është duke fituar me miliona euro nga tregu i Kosovës.
Gjatë një takimi publik me qytetar të Prishtinës, lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ka thënë se të shtunën në pikën kufitare në Merdare dhe atë te Dheu i Bardhë do të protestohet në mënyrë paqësore dhe në këtë formë do të bllokohet lëvizja e kamionëve që vijnë nga Serbia.
“Ne sot jemi këtu vetëm dy ditë deri te bllokimi paqësor i dy pikave kufitare, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, prej nga përditë hyjnë nga dyqind kamionë prej Serbisë dhe e vërshojnë Kosovën me mallrat e tyre. Pasnesër nga të gjitha qendrat e “Vetëvendosjes” e posaçërisht nga Besiana, Gjilani, Dardana e Vitia, aktivistët e “Vetëvendosjes” së bashku me qytetarët do të shkojnë te pikat kufitare dhe do të protestojnë në mënyrë paqësore, të padhunshme dhe padyshim që do të jemi të tillë gjatë gjithë qëndrimit tonë në ato vende ku me trupat tonë do ta bllokojmë hyrjen e Serbisë”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se deri te ky vendim anëtarët e “Vetëvendosjes” dhe qytetarët e Kosovës janë të obliguar që të vijnë, ngase Qeveria e Kosovës nuk po e zbaton mocionin e Kuvendit të Kosovës për reciprocitet, duke i zbatuar vetëm vendimet e Kuvendit të cilat i konvenojnë asaj.
Deputeti i kësaj lëvizjeje në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, rreth deklarimeve të mëhershme të tij për protestën e ardhshme të “Vetëvendosjes”./zeri
A keni marre pelqimin e Z. Berisha? Se keto veprime bien ndesh me interesat e Beogradit, dhe kur preken interesat e Beogradit, preken edhe intreresat e Sali Berishes, dhe kur preken interesat e Sali Spiun Berishes, preken edhe interesat e Beogradit.
Tung!
tamam dhe une si ty mendoj
Je shume i sakte Albin — dhe ke shume te drejte per ato qe thua
–Te uroj suksese ne detyren tuaj fisnike -per te vene ne vendin e duhur Dinjitetin
tone shqiptar, te neperkembur nga politkanet tane dhe te huajte