Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i shohin me shqetësim aksionin e planifikuar nga Lëvizja Vetëvendosje për të bllokuar nesër vendkalimet kufitare në portat 3 dhe 5.
Në një deklaratë të përbashkët për opinion, pesëshja diplomatike ka nxitur Vetëvendosjen “që të përmbahet nga çfarëdo dhune ose provokimi ndaj personelit të Policisë së Kosovës”.
“Veprimet e tilla jo vetëm që do të jenë joligjore, por po ashtu do të rritnin tensionet politike në Kosovë dhe do të ndikonin negativisht në imazhin e Kosovës jashtë vendit. Çdo bllokim i njëanshëm i tregtisë po ashtu do të shkonte kundër përkushtimeve të Kosovës nën CEFTA-n. Ne jemi të bindur që Policia e Kosovës, e mbështetur nga EULEX-i dhe KFOR-i në rolet e tyre përkatëse, do të tregojnë përmbajtje dhe profesionalizëm në sjelljen e tyre ndaj çfarëdo provokimeve, por në fund Vetëvendosje do të jetë përgjegjëse për pasojat e veprimeve të saja të planifikuara”, thuhet në deklaratën e pesëshes.
“Asnjë parti politike nuk gëzon pushtetin për të marrë ligjin në duart e veta e as për të zbatuar njëanshëm interpretimin e vetë të akteve legjislative”, thuhet në deklaratë.
Ambasadat theksojnë mbështetjen e tyre të plotë për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe për marrëveshjet e arritura deri tash.
“Qëllimi strategjik i këtij procesi është për të mundësuar normalizimin gradual të gjendjes së Kosovës në rajon. Ky normalizim, dhe vendosja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, janë në interes konkret dhe praktik të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Po ashtu, ky është shtegu i vetëm që çon në integrimet euroatlantike. Kosovarët nuk duhet ta lejojnë asnjë parti politike që ta sabotojë këtë proces”, përfundon deklarata e pesëshes diplomatike.
“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i shohin me shqetësim aksionin e planifikuar nga Lëvizja Vetëvendosje për të bllokuar nesër vendkalimet kufitare në portat 3 dhe 5.”
Si eshte e mundur? Ketyre nuk ju plas fare se behen qesharake se aq na vleresojnene shqiptaret! Si nuk shqetesohen keta kur serbet kane muaj te tere qe vene barikada dhe keta bejne sikur nuk ja u heqin dot??!! Apo shqiptare hesapi? Keshtu thoshin dhe ne fillim dhe per UCK
-njesoj si per vetvendosjen.
Atyre djemve te vetvendosjes ju befte dita njemije dhe pushka top.Tradhetaret e shqiptareve andej dhe ketej kufirit do tu vije dita shume shpejt kur te japin llogari.
tung
Yxhym, perpara me cfurqe dhe me kazma, cok gyzel te VV dhe te AKZ, derisa t’ju dal kompleksi i inferioritetit (i shfaqur ne fodullek) dhe nga pasojat qe do te vijojne ndoshta ndoshta do te kuptoni sesa vlere ju ka lekura.
PrapambetjaOsmane po flet ti mer katunar Dropulli apo Himare per inferioritet me shkolle 8vjecare katuni dhe sa per vleren e lekures dikush tjeter duhet te bej mendim dhe jo shqiptaret mor pinxho i Dules e i Bollanos
E thash edhe une i pashkolli 1 fjale, mos e shqeteso ti bubi.
Frika për vendin tim,nga kriminel të përzier :
Në pamundësi të ardhjes time personale më 14 janar 2012 pra nesër,atje ku bëra thirrje personale të takohemi. Unë tani po ndihëm keq,moralisht i lig pa qenë i tillë. Arsyet e mos ardhjes time nga mërgimi janë të disa natyrave për çka do kërkoja falje në këtë mos ardhje.
Kjo është e rënd vetëm për mua dhe për askënd tjetër . Frika për vendin tim nga kriminel të përzier që edhe mund ti fusin gishtërinjtë aty,tani më shtohet akoma më shumë,gjë kjo e cila më prezencën time aty,si frikë kjo do ishte më e vogël.
Ushtria e huaj në emër të paqes dhe anti krimit,vjen dhe të vret në shtëpinë tënde,në oborrin tendë,nëse vërtet je kriminel,ushtron dhunë dhe rrezikon paqen (respekt për ndihmën dhe paqësoret ). Por,jo rrallë në pa kujdes çlirimtari i huaj vjen,zë vendin dhe gëzon respektin pa dallim çfarë karakteri ka ushtari si dhe gradualisht në bashkëpunim më merimangat e veta vendore çfarë krijon pa i njohur mirë ato,kështu bashkë zëvendësojnë pushtuesin,diktaturën dhe krimin duke bërë vet krime madje edhe për së vdekuri,gjë të cilën nuk ta ka bërë as pushtuesi,diktatura apo krimi të cilin e luftove dhe sfidove më fitore atë.
Pamjet më Taliban,duke urinuar marinar mbi kufomat e tyre, ishte kulmi i krimit,ishte krim i dyfishtë ngase nga çlirimtar të shëndrrohesh në kriminel !!! kjo nuk ka ku shkon tutje…
Kam frikë se në Kosovë,politikisht,të huajt,pa aluduar më adresë do të na përmjerrin (urinojnë) për së gjalli o ju vendor servil,shërbëtor dje të pushtuesit e sot të faktorit ndërkombëtar pa i seleksionuar ata dhe ta dini më saktë se kush janë miq e kush janë të verbuar nga shërbimet tuaja qorre çfarë u bëni atyre.
Nuk dua të besoj se SHBA ,një pjesë e shteteve në BE,gjegjësisht politikat e tyre zyrtare do të verbohen aq lehtë më servilizmin tuaj politik dhe prapaskenat çfarë i luani ju o politikan të momentit,pjellë e kryqëzimit të gjitha shërbimeve për sa kohë kaluam në pushtim.
Lëkurën politike ndërrojeni si të mundni e dini,ustallarët e këtyre praktikave në emër të lirisë dhe demokracisë i keni funksional dhe shumë aktiv. Por mishin,shpirtin,gjakun ju di unë,o ju që nuk po leni të na lind dielli,të na qelin lulet,të na shërohen plagët,më në fund nuk po leni të jemi shtet funksional e as komb natyrshëm i konsoliduar.
Nuk jam kriminel,ngase më krim do të u luftoja,por duke qenë në vazhdimësi viktimë e krimit që ndërron lëkurat,shpirti më të tillë kriminel më është lënduar keq,por edhe kështu i lënduar,krimin nuk mund ta marr si formë lufte.
Kujdes,mos vazhdoni krimin ndaj protestuesve paqësor se zoti më lutjet e mia dhe shpirt të lënduar do të u hakmerret edhe pse jemi kundër gjitha hakmarrjeve.
Luzern 13.01.2012
Xun Çetta
Në pamundësi të ardhjes time personale më 14 janar 2012 pra nesër,atje ku bëra thirrje personale të takohemi. Unë tani po ndihëm keq,moralisht i lig pa qenë i tillë. Arsyet e mos ardhjes time nga mërgimi janë të disa natyrave për çka do kërkoja falje në këtë mos ardhje.Xun Çetta
Mos e rendo veten or mik.Ka shume menyra qe te ndihmohet Atdheu.Duke luftu per te,duke financu kapital ne te,duke ndihmuar njerzit tuaj kudo qe jan,duke bere emer te mir si shqiptare,duke u kujdesur qe femijet te rriten me dinjitet,etj,etj.Thjesht vetem sa ke shkrojtur me siper te nderon.Kalofsh mire atje ku je dhe kurse leke edhe per Kosoven
Tung.
Si nuk shqetesohen keta kur serbet kane muaj te tere qe vene barikada dhe keta bejne sikur nuk ja u heqin dot??!! mali
Ke plotesishit te drejte.Serbia eshte i perkedheluri i ruseve.Dhe si i tille shrytezon edhe pozicionin gjeostrategjik qe eshte molle sherri ndermjet Natos dhe Rusis.Fal Zotit qe te dy vellezerit sllave jan te dobet ekonomikisht e Rusia nuk mundet ta ndihmoje Serbine dot qe te rimekembet.Por nese e merr e djathta pushtetin ne Serbi do te sakrifikohet e ardhmja e poullit serb ne Bashkimin Europjan per nje aleance te mundeshme me Rusin.Por partneret Europjan ashtu si edhe intelektualet serb e din mire qe me nje politike pro Ruse Serbia do te shkatrrohet si komb.Kjo i leverdis shqiptareve por jo KE qe e sheh Serbine mbrenda influences se saj ekonomike,politike e ushtarake.
Kokfortesia Serbe shkatrroi Jugosllavine,humbi Kosoven dhe se fundi do shkaterroje vetveten,sepse koma ka probleme nacionale pa fund edhe ne ate territor qe i ka mbetur.Le te presim si do te jete fundi.
I lumt vetvendosjes per trysnine qe ben,qe ne fakt i takonte edhe lugines se Presheves te beje po te njejten gje per te ekulibruar levizjen serbe ne veri te Mitrovices.