Nëse kjo më nuk mund të pritet nga Sali Berisha, i cili ka shkalluar keqas, Hashim Thaçi megjithatë duhet një orë e më parë jo vetëm ta pasurojë, po mbi të gjitha ta pastrojë fjalorin e tij nga vulgarizmat saliberishiste. Ai nuk është më një azilant djerraditës në Langstrasse të Zürichut apo kryeministër apo deputet gojëndyrë i Parlamentit shqiptar në Tiranë
Nga Salih Kabashi
Ka shumë vjet qyshse Hashim Thaçi është shfaqur armiqësor ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka nënçmuar dhe ka fyer edhe atë edhe (sidomos) liderin e saj. Një animozitet i çuditshëm i tij i ka fillet qysh në lindjen e VV. Armiqësinë nuk e ka fshehur as në kohën kur partia e tij, PDK, ishte në opozitë e kur opozitë bënte edhe VV. Në një shkrim timin i cili para 6-7 vitesh lavdëronte opozitarizmin e PDK-së dhe liderizmin e Hashim Thaçit, në kryerreshtin e fundit i kisha bërë me dije kryeministrit të tashëm të Republikës që të shihte me realizëm fuqinë politike në ngritje të Albin Kurtit e të djemve e të vajzave të Lëvizjes Vetëvendosje. Hashim Thaçi sikur nuk don të shohë se në Kosovë dhe në vetë Parlamentin e saj, ekziston një grup parlamentar i atyre që ai ç’prejse ekzistojnë nuk dëshiron t’ua dëgjojë ankesat as pyetjet dhe as t’ua kuptojë protestat.
Pse kjo sjellje e Hashim Thaçit dhe pse kjo sjellje e PDK-së ndaj një realiteti politik dhe ndaj një force politike në ekspanzion dhe intensifikim të fuqishëm e të përditshëm? Nuk pyes pse gazetarë të Kosovës, shumica e tyre, bëjnë gara ndërmjet veti në gjetje cilësorësh sa më negative e sa më rrënues e fyes ndaj Albin Kurtit. Sepse Kosova nuk ka gazetarë. Ka shumë, pafalshëm shumë hyzmeçarë partish në media.
Fillimisht Levizja Vetëvendosje nga qeveritë e Kosovës shihej me përqeshje deri në përbuzje. Albin Kurtin absurdshëm e mbanin ose në burg të vërtetë ose në burg shtëpiak. Hashim Thaçi që i prin një partie me emër demokratike, në rastin e VV dhe të z. Kurti ka treguar në vazhdimësi mungesë të madhe të demokracisë dhe dozë të palejueshme armiqësie.
Nuk është harruar kur para shumë vitesh një tubim i PDK-së me publikun në Mitrovicë, ku ishin Hashim Thaçi dhe kryepolici i tashëm i Kosovës Bajram Rexhepi, përfundoi me rrahjen e djemve të VV nga truprojat pdkiste, vetëm pse ata me praninë e me pyetjet e tyre prishën skenarin idilik e dashuror të militantëve partiakë ndaj liderit të tyre të dashur. Media e Kosovës e kaloi pothuajse heshtur atë brutalitet të palejushëm dhe të dënueshëm të dajakxhinjve të Hashim Thaçit. As zyrat e huaja në Kosovë nuk e panë të nevojshme të dënonin dhunën.
Hashim Thaçi shpeshherë ka bërë përpjekje fatkëqija e krejtësisht të dështuara që të bëjë humor në llogari të Albin Kurtit dhe aksioneve të Lëvizjes së prirë nga ai. Humorin nuk mund ta bëjnë njerëzit e stresuar, qysh shfaqet një kohë të gjatë, pothuajse rregullisht kryeministri i tashëm. Në këtë pikë ai duket se ka gjetë si model antitalentin në humorbërje – Sali Berishën. Në fillimet e aktivizimit të Hashim Thaçit në politikë një ndër kundërshtarët e tij më të mëdhenj ishte pikërisht Berisha dhe media e tij në Tiranë e në Prishtinë. Asokohe janë bërë shumë përpjekje dhe në këto përpjekje për të paralizuar sadopak uraganin e shpifjeve e të sharjeve që vinin nga LDK në Prishtinë dhe PD-ja në Tiranë për të njollosur UÇK-në, PDK-në dhe në këtë kuadër edhe Hashim Thaçin, duke menduar se po mbroja çlirimtarët isha rreshtuar edhe vetë.Principialisht kam qenë në anën e çlirimtarëve. Pa qenë as atëherë, siç nuk jam as sot pjesë as e PDK-së dhe as e ndonjë partie tjetër. Mbështeja ime për luftëtarët e UÇK-së që në masë të madhe iu bashkuan partisë së dalë nga lufta, jam i bindur se ishte thellësisht parimore dhe e drejtë. Nga pozita pokështu parimore demokratike dhe atdhetare kam mbrojtur dhe popullarizuar në fillimet e tyre edhe Ibrahim Rugovën, edhe Lidhjen Demokratike të udhëhequr nga ai. Apo fillimisht edhe Sali Berishën dhe Partinë Demokratike. Kështu mendoj ta vazhdoj deri në fund prononcimin tim për çështjet, temat e dilemat që kanë të bëjnë me Kosovën, Shqipërinë dhe të ardhmet e tyre. Përkrahja ime e dikurshme dhe kritikat e mia të mëvonshme për Sali Berishën e Ibrahim Rugovën kanë burimet në qëndrimet e në koncepcionin tim tim të demokracisë dhe të debatit në demokraci. Nëqoftëse kam kritikuar me argumente veprimet e mosveprimet e dy liderëve të parë të demokracisë (Rugovës dhe Berishës), ja që tash erdhi koha apo më mirë Hashim Thaçi e solli punën që unë nga një mbështetës i tij, të kthehem në një mospajtues kategorik të diskursit e të praktikave të tij katastrofalisht jodemokratike, dëshmitarë të të cilave jemi të gjithë për një kohë të gjatë.
Do të kisha dëshiruar që të kisha mbetur deri në fund mbështetës i Rugovës, Berishës dhe Thaçit. Ishte e pamundur dje, e pamundur me gjasë po më bëhet edhe sot. Për degjenerimin moral e politik të burrështetasve ne nuk mund të kemi shumë faj. Apo mbase do faj të vogël edhe mund ta kemi pasur sepse edhe ne na mbërtheu euforia e liri-demokracisë. E liri-demokracisë i bëri vaki edhe Sali Berisha me Hashim Thaçin. Koha kur ky i fundit, sikurse i pari tashmë një kohë të gjatë, do të kalojë në delirin e sharjeve me nënë e babë, nuk duket e largët. Por, atëherë edhe mund të vijë koha fundit të tij politikan i nderuar.
Nëse kjo më nuk mund të pritet nga Sali Berisha, i cili ka shkalluar keqas, Hashim Thaçi megjithatë duhet një orë e më parë jo vetëm ta pasurojë, po mbi të gjitha ta pastrojë fjalorin e tij nga vulgarizmat saliberishiste. Ai duhet ta kuptojë se nuk është më një azilant djerraditës në Langstrasse të Zürichut apo kryeministër ose deputet gojëndyrë i Parlamentit Shqiptar në Tiranë.
Nëse nesër, më 14 janar, mos e thuaj Zot, do të ndodh 21 janari i vjetëm i Tiranës, përgjegjësia do të bjerë edhe mbi Hashim Thaçin edhe mbi Sali Berishën, pasiqë gojët e shthurura të tyre nuk mund të prodhojnë gjë tjetër pos dhunë e rrëmujë, në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar aksionet e saj për stopimin e hyrjeve e ndërhyrjeve të Serbisë në Kosovë. Fjalët që kanë hedhur në opinion dy qeveritë shqiptare lidhur me lëvizjen e 14 janarit janë fjalë që nuk i han as qeni. Janë difuzione të rrezikshme të dy kryeministrave që do të duhej të kishin sjellje krejtësisht tjera.
Pergezime! Nje shkrim i shkelqyer. Prek thelbin e problemeve me guxim.
Nga treshja ne diskutim, dy te paret kane nje fill te perbashket: TAKIMIN ME MILOSHEVICIN.
Ndersa Rugova e beri takimin ne menyre transparente, kur te tjeret masakroheshin e syrdiseshin, ky i yni e beri si hajnat, ne fshehtesi. Tjeter pune se e nxori ne drite deshmori Remzi Hoxha. Ai e pagoi me koke dhe varrhumbje. Jane denuar edhe femijet dyfish: jo vetem qe ngelen jetime por nuk kane as varrin e tije ku te vene te shfrejne dufin per hallet e mallin per babane. U fol se informacionin ja kishte percjelle Rugoves. po Saliu nga e mori vesh???????
Kane edhe nje tjeter te perbashket, se takimin e bene jashte teritoreve kur jeton e vuan populli i vet: njeri ne Beograd e tjetri ne Shen Naum.
Histori te pa harruara por te vjetra.
Cudija e çudirave, fatkeqesija e fatkeqesive, eshte se po shikojme nje shperfytyrim te Thaçit, sikur ja kane ngjitur te keqen.
Te jemi realiste. Aktet e VV jane ne dukje ekstremiste. Ato ndiellin keqdashjen e nderkombetareve, te cilet duan qetesi e stabilitet me çdo kusht, pra edhe me poshterimin e shtetit te sapolindur Kosovar, ose me sakte te gjysem lindur ( ne lindje e siper). Kam pershtypjen se qeverija e Kosoves eshte “neneshtruar”, “eshte gjunjezuar”, “ben vetem Amin”, sa te “hedhe lumin”; duke pritur njohjen e Kosoves nderkombetarisht. Nuk eshte here e pare qe Kombi Shqiptar e ka kete fatkeqesi. Edhe Ismail Qemali pati Komisionin Nderkombetar qe intrigonte me Esadt Toptanin, deri sa dha doreheqjen Babai i Kombit.
Ne kete situate, qendrimi “nga poshte” i Vet Vendosjes eshte i pa çmuar. Thaçi duhet ta kuptoje mire kete.
Po eci ne gjurmet e Saliut, me bagazhin e tije te premtimeve, fjaleve te medha boshe, aq me keq po u hyri vjedhjeve, ate fund do te kete: urrejtjen popullore dhe rrokopujen ne vendin e vet.
FLM!
Albin Kurti eshte sot ndergjegja e shqiptareve dhe vetedija e tyre e shendoshe. Ne ne Shqiperi jemi krenar per ate kosovar.
Zoti i shtofte kurajon dhe kthjelltesine qe e ka karakterizuar deri tani.
Po nuk u trubullua nuk shkullohet thot populli.Me “lepe dhe peqe’.. si me Serbet dhe me Grekerit ,ne shqipetaret dalim te humbur. Prandaje ndonjehere kur e kerkon momenti, do dalim dhe ndryshe.Ashtu sic po shohim te dale Albin kurti me shoke e tij>..
shkrim fantastik. Sali Berishes si ne ashensor po e humb perkrahjen nga shqiptaret jashte Shqiperise
Keta njerez si puna e Hashim thacit kujtojne qe meqe hodhen ca pushke dhe krijuan UCK, U PERKET kOSOVA dhe duan te qeverisin ne perjetesi he s’mun te pranojne nje djale te ri dhe energjik tu mare pushtetin qe e konsiderojne si prone jo si menyre qeverisje ne sherbim te qytetareve, koha punon per Albin Kurtin sado te perpiqen komunistet e quajtur demokratike.
Te dashur shqipetare kudo qe jeni dhe sidomose i pertshendese komentuesit kame pasur deri me tashe deri ne nje mase rrespekte ndaje Berishes ….pore nuke muje e kuptoje se sa servile eshte bere apo eshte injorante qe vetevendosja smunde ta krahasoni me PS apo qfardo tjeter parti politike ose krahasimi Ramen me Kurtin…Kurti eshte i paster dhe luftone per kombin Shqipetare…krahasimet ne ditet ne vijim qe po i lexojme ne kohen e fundit tregojne se Thaqi eshte me i keqe se Rama e Berisha a po te trete nje mut…Kjo eshte tragjedia se si lideret tane nuke kane ndjenja atdhetare dhe me sevilizem nuke arrihet asgje 21 janari eshte nje organizime i shkelqyeshem propagandistike i opozites kunder shtetit e ta krahasoshe vetevendosjen e cila luftone armikun….Jemi jne populle me i mbrapambetur ne bote shumica skane ndjenja patriotizmi…populli shqipetare ja ka pa sherrin mase shumti bazantinit se 1100 vjete ortodoksizem …shumica e shqipetareve u ben Serbe per mose me u ba myslimane dhe ne kete menyre jo vetem se i humbe nje pjese te popullates pore u bame pike e pese….katolike ska ne shqiperi ajo u zhvillua me ndihmen e vatikanit…se pote kishte turku mbete edhe 500 vjete sote dote kishim ndjenjat turke siqe i kane nje pjese bukur islamike…Perendimi ska interese te na forcoje se frigohen se jave kthejme shpinen….Serbia po ben nje politike te shkelqyeshem dhe po luane me ndjenjat e shqipetareve sidomese ne kosove shifni ne evrope jemi bira e fundit…pa liberizim te vizave standarde te dyfishta parlamenti anashkalohet po shifet paster qe perendimi ska interese te focohemi si populle ne ballkane…E vetmja mundesi qe te perparojme qe diaspora te krjojme same me shume menagera shqipetare une per veti femijet po i shkolloje shkelqyeshem ketu ne zvicerr..Shkollim….Pershendetje RK
Daullet bien per ata qe kane vesh,kjo qeveri po paralajmron gjakederdhje por mos te harrojne se ky gjake do te ua ze fryme si thaqit ashtu dhe berishes.Mos te harron thaqi dy viktimat e 10 shkurtit para nderteses se qeveris.Heredo kur do ai do te del para gjyqit…
berisha dhe thaqi jan 2 kryministra qe dot jesin ne histori per t mir.po mjeret ata me kan kan pun me lloj lloj budalle si edi ramen e albin kurtin qe vetem me ardh nqeveri jan ngjendje me ba gjithqka keq.
Shko meso shkrim e kendim ti ate bej, mos na jep mendjet e tua te pjerdhura ketu!
Albin!
Ti je shqiptar i vertete. Bllokimi nuk duhet vetem nje dite por shume dite deri sa edhe serbet edhe BE por edhe Vucidolovici dhe Thacovici ta kuptojne se boll kane luajtur me shqiptaret.
nese ka shqipar sot ai eshte albin kurti,,per te tjeret jane pjelle e keqe qe fatkeqesisht flasin gjuhen tone,,,
Nje pyetje per artikull shkruesin: Perse jane bere te tille te medhenjte e shtetit andej dhe kendej Shqiperise?