Këshilli për të Drejtat e Njeriut: Dhuna e policisë, e panevojshme

14 Janar 2012, 19:37Rajoni TEMA
Këshilli për të Drejtat e Njeriut: Dhuna e policisë, e

Anëtarët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, kanë monitoruar ecurinë e protestave të paralajmëruara nga Lëvizja Vetëvendosje në pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë. KMDLNj vlerëson se ndërhyrja e policisë ka qenë e nxituar dhe e panevojshme, sepse askush nuk ka qenë i rrezikuar gjatë kohëzgjatjes së protestës. “Duket se ka munguar vullneti për zgjidhje të problemit pa përdorim të forcës dhe janë ngritur tensionet pa pasur nevojë. Në raste të caktuara policia ka tejkaluar autorizimet duke përdorur forcë ndaj të arrestuarve”, thuhet në deklaratën e KMDLNJ-së. “Liria e lëvizjes është e drejtë elementare e njeriut dhe ajo duhet të garantohet. Edhe e drejta për organizimin e protestës paqësore është e drejtë e njeriut, e cila po ashtu duhet të respektohet. KMDLNj nuk përkrah bllokimin e rrugëve, pavarësisht motivit për të cilën bëhet dhe pavarësisht atij që bënë këtë. KMDLNj është informuar se edhe te Dheu i Bardhë policia ka ndërhyrë duke arrestuar së paku 3 protestues. Protestuesit në shenjë proteste janë ulur në tokë”.

3 komente në “Këshilli për të Drejtat e Njeriut: Dhuna e policisë, e panevojshme”

  1. samir says:

    Thaci do te nderhynte me cdo kusht. Ai deshiron ta beje kete problem ne menyre qe ta zhvdendos vemendjen nga skandalet e diteperditshme qe po ngjajne edhe qe pritet te ngjajne ne ditet ne vijim. Nje prokuror ka paralajmeruar se rasti per zbardhjen e vrasjes se Xhemajl Mustafes, vrasjes me ta madhe politike ne Kosoves e pasluftes. Mustafa, ka qene keshilltar i pare i Ibrahim Rugoves. Ai besohet te jete vrare nga shernimi sekret i Thacit.

  2. besim says:

    PO shum e vertet se jo veq zotri xhemajl mustafen po shum eshum te tjere i ka vra hashim thaqi

  3. fatmiri says:

    Keshilli i te drejtave te njeriut eshte kot, formal. Ai dhe kur makina serbe vriste njerez ne Kosove protestonte per te drejtat e njeriur! Njerezit kishin vdekur ai thoshte se po shkelen te drejtat. Kjo eshte nje çudi e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje