Rexhepi: Për Vetëvendosjen do të ketë përgjigje të njëjtë

16 Janar 2012, 13:33Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka paralajmëruar se nëse Vetëvendosje i vazhdon siç tha ai “protestat e tilla”, përgjigjja e policisë do të jetë e njëjtë sikurse më 14 janar.

Rexhepi për gazetën “Epoka e Re”, ka thënë se lëvizja e lirë e qytetarëve dhe të mirave materiale do të jetë e garantuar në një shtet ligjor dhe funksional.

“Qëndrimi i Policisë së Kosovës është i njëjti, kështu siç kemi vepruar më 14 janar. Vetëvendosje! mund të përdorë metoda të tjera politike. E ka Kuvendin e Kosovës për t’i paraqitur veprimet. Nëse vazhdon kështu, Policia e Kosovës do ta kryejë punën e vet. Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe të mirave materiale do të jetë e garantuar në një shtet ligjor dhe funksional. Këtë edhe do ta bëjmë”, ka deklaruar Rexhepi , duke shtuar se obligimet e policëve të Kosovës janë permanente deri në pensionimin e tyre.

“Policët janë zbatues të ligjit. Ne nuk do të donim të shihnim situata të tilla, por sa herë të ketë situata të njëjta policia do të jetë e gatshme për t’i zbatuar rendin dhe ligjin”, ka thënë Rexhepi.

Drejtuesit e Vetëvendosje! kanë akuzuar se politikën që po ndjek Qeveria e Kosovës është tipike policore dhe kjo gjë, sipas tyre, po e bën Policinë e Kosovës politike.

7 komente në “Rexhepi: Për Vetëvendosjen do të ketë përgjigje të njëjtë”

  1. fule says:

    Po me serbet ne Veri keni ndonje pergjigje o Minister? Apo e keni ndare mendjen qe nuk eshte me Kosove ajo pjese dhe s’keni pse perziheni ne punet e tyre.

  2. franko says:

    ministri i leshit

  3. Shiqipetari says:

    Si nuk ju vjen turp moj qeveri e Kosoves.Kosovari rreh Kosovarin qe te hyjne kamjonet Serb ne veri te Kosoves.Perse nuk e merni furnizimin nga Shqiperia dhe i jepni fund kesaj çeshtjeje? Kamjoneve serbe ju njihet vula e doganes serbe;kurse serbet nuk e njohin vulen e doganes kosovare sepse nuk ju njohin si shtet.Pra kosovare turp tju vije dhe mos e quani veten Shqipetar se na ofendoni.

  4. Hipokrati says:

    Mjekët që janë bërë për mjekë dhe për mjekim intensiv neuropsikiatrik janë Sali Berisha dhe Bajram Rexhepi…

    Hipokrati

  5. Luani says:

    Po të zbatonte policia nga Prishtina ligjin e një bote të civilizuar, me të drejta të barabarta për secilin qytetar, ju zotëri Rexhepi do të ishit në burg, me të gjithë shokët e partisë suaj kriminele.

  6. plaku says:

    – Me sa pashe krijova nje respekt shume te madh per Albin Kurin si nje njeri shume i qete, me kulture, vizionar, ekonomist. Mendoj se ky djale me talent eshte FAT per Kosoven.
    – Albin Kurti shpjegoi se, per momentin arka e Kosoves po mbushet kryesisht nga doganat dhe jo nga prodhimi vendes. Ai kerkoi qe kjo situate te ndryshoje ne kuptimin qe arka e Kosoves te mbushet me leket qe do dalin nga rritja e prodhimit te brendeshem ne Kosove.
    – Abini spjegoi bukur se, mallarat kosovare per momentin nuk i konkurojne dot mallrat serbe sepse mallrat serbe subveksionohen nga qeveria Serbe. Prandaj mallrat serbe duhet te pengohen te hyne ne Kosove.
    – Ai sqaroi se parimi i reciprocitetit me Serbine edhte miratuar qysh me daten 7dhjetor nga Parlamenti i Kosoves dhe nuk eshte vene jete nga qeveria aktuale e Kosoves.
    – Ai spjegoi shume qete dhe bukur faktin qe VV me te drejte kerkon qe Rebublika e Kosoves te jete nje Republike Parlamentare dhe jo nje Republike Qeveritare sic don Thaci.
    – Ai sqaroi gjithashtu se per momentin ne Kosove institucjoni egzekutues( Qeveria ) nuk zbaton ate qe u vendos ne daten 7 dhjetor nga Legjislativi.
    – Ai me qetesi sqaroi se ne demokraci levizjet paqesore si ajo e Zezakut Martin Luther King, pranvera arabe etj., jane shume demokratike dhe kane ndryshuar boten ne sensin pozitiv.
    – Ai shpjegoi shume qete se demostratat do jene paqsore. Ne demostrata do jene njerezit e VV qe do kujdesen per rregull. Pjesemaresit ne demostrata nuk do kene mjete fizike per perdorimin e dhunes.
    – Spjegoi se ai eshte takuar me policine kosovare ku ka shpjeguar planin e VV dhe se te dy palet kane rene dakord per mos perdorimin e dhunes.
    – Ai spjegoi se qellimi i demostratave eshte rritja e dinjitetit te qeverie kosovare karshi asaj serbe, krijimit te besimit se ne Kosove mund te jetohet edhe pa mallrat serbe, rrijtes se prodhimit te mallrave kosovare.
    – Persa i perket faktorit nderkombetar ai tha se, faktori nderkombetar eshte shume i rendesishem per faktorin e jashtem dhe se persa i perket zgjidhjes se problemeve te brendeshme duhet te vendosi parlamenti kosovar duke shtuar se per se kemi parlament ne se vendosin te tjeret.
    – Tha se permes demostratave paqesore problematizohet problemi.
    – Ai ishte per integrimin e Kosoves ne BE.
    – Me pelqeu shume kur tha se ne Kosove ka grupe interesash qe ne nuk i njofim dhe sic duket me demostratat paqesore qe duam te bejme i kemi prekut ne ndonje pike te dobet.
    – Ne takim me la nje pershtypje shume te keqe puthadorasi i qeverise kosovare gazetari Mufail Limani i cili provoi se ishte nje injorant i mjere dhe liliput parpara pregatitjes politike te Albin Kurtit.
    – Mendoj se qeveria e Kosoves duhet te jete me demokratike dhe te hyje ne debat paqesor me VV ne menyre qe te gjejne nje gjuhe te perbashket ne lidhje me reciprocitetin me Serbine. Mendoj se nuk eshte demokratike te mos zbatohet vendimi i Parlamentit Kosoves te dates 7 dhjetor 2011. Kosova eshte nje Republike Parlamentare dhe jo nje Republike qeveritare e Ashim Thacit.
    Pershendetje.

  7. Antitalebani says:

    Eshte e turpshme, se si serbet tallin trapin me Qeverine Kosovare. Vrane dhe nje punonjes te policise, dhe as nje nuk u arrestua e jo me te denohej. Kurse kosovaret i rrahen, i terhoqen zvarre, i futen ne burg, me nenkryetar kuvendi e me deputete.

    Eshte e turpshme se si shteti nuk zbaton ligjet e saj. Nuk zbaton vendimet e Kuvendit te Kosoves.

    Eshte e turpshme se si komuniteti nderkombetar, nuk shprehet sic duhet per kete gje. Pranon shkeljen e ligjeve te Kuvendit dhe spranon nje proteste paqesore.

    Albin Kurti deri tani ka vepruar brenda normave te demokracise dhe shpresoj te veproj dhe keshtu ne te ardhmen, por ajo qe me shqeteson, eshte fakti se poplli kosovar po behet shume me agresiv dhe reagimi i mevonshem do jete edhe me i forte.

    Albin Kurti do behet forca decizive ne vitet e erdheshme dhe komuniteti nderkombetar duhet te shqetesohet seriozisht me ardhjen e tij ne pushtet, pasi do kete nje politikan te veshtire po aq sa edhe politikanet serbe te cilet jane te terrorrizuar nga Albin Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje