Pesë minuta protestë kundër dhunës

16 Janar 2012, 13:31Rajoni TEMA

25 organizata të shoqërisë civile kanë organizuar një protestë përpara godinës qeveritare në Kosovë. Protesta e tyre në mbështetje të lëvizjes Vetëvendosje ka zgjatur vetëm pesë minuta.

Para qytetarëve një fjalim rasti e mbajti Lorik Bajrami, nga organizata “Çohu”, i cili tha se kjo protestë mbahet në shenjë pakënaqësie ndaj ndërhyrjes së dhunshme të Policisë së Kosovës ndaj protestuesve, të shtunën e kaluar.

OJQ-të kanë shprehur indinjatën edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e cila sipas tyre ka legjitimuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.

“Qeveria policore dhunoi qytetarët dhe institucionet e shtetit të Kosovës”, ishte motoja e protestës, e organizuar nga 25 organizata të shoqërisë civile. Protestuesit herë pas herë brohorisin “Hajna, hajna”, “Albin Kurt”, “Vetëvendosje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje