Janë të vërteta ato çfarë kanë shkruar mediat e Moskës, që dy rusëve i janë hequr veshkat në kliniken Medikus në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar për Radio Dukagjinin, zëdhënësi i Eulexi-t, Nicholas Hawton.
Mund ta konfirmoj se në akuzën për rastin Medicus, dy persona nga Rusia janë evidentuar si viktima në këtë rast. Këtyre dy personave u janë hequr veshkat. Kjo ka qenë pjesë e hetimeve nga prokuroria. Rasti është duke u gjykuar” është shprehur Nicholas Hawton
Hawton po ashtu konfirmon deklaratat e sekretarit të dytë të zyrës ruse në Prishtinë, Sergei Zharki i cili i ka thënë Radio Dukagjinit se janë pikërisht autoritetet e EULEX-it që e kanë njoftuar Moskën në lidhje me transplantimin e organeve të rusëve në Kosovë.
“EULEX-i dhe prokuroria kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet në Moskë, që të japin ndihmë ligjore rreth këtij rasti, po kjo është e vërtetë”, ka thënë Nicholas Hawton.
Gazeta ruse Komersant ka shkruar se organet hetuese ruse kanë pohuar se në mesin e viktimave të transplantimit ilegal të organeve në klinikën Medicus janë edhe shtetasit rus.
një lajm debil i “bardhë”!
-kur ka ndodhur një gjë e tillë??
nuk ka asnjë datë!
-çfarë lidhje ka me problemin ndërkombëtar të hetuar nga marti?
asnjë lidhej,por lihet të nënkuptohet!
-klinika medikus është krijuar pas lufte dhe nuk ka të bëjë me luftën në kosovë!këta dy rusë kanë qënë në kosovë në 2008!
-kjo është një gjë civile ndërmjet njerëzve,të varfër që kanë shitur trupin e tyre për një copë bukë dhe nuk janë paguar nga hajdutët kirurgë!
përse nuk hetojnë rusët për tërë ato femra të tyret që shesin trupat e tyre për një copë bukë dhevdesin nga aids ose vriten nga protektorët e tyre!??
përse nuk saktësohet se kjo ngjarje nuk ka të bëjë me uçk-ënë dhe imagjinatën e dik martit!???përse në artikullin e djeshëm nxirret fotografia e dik martit që e lidh këtë fakt kriminal me hetimin e tij të çmëndur?
nuk e di është mungesë profesionalizmi apo më keq!?
është keqdashje për veten tonë për kombin tonë!
dëshira për të fituar të bën që të pështysh dhe vetveten!
turp o mero bazja për atë staf gazetarësh që ke!njëri më trap se tjetri!
dhe po se botove të paktën do të jem i kënaqur që ti po e lexon!jexoja dhe të tuve se një ditë do të dilni si ënjgjëj të bardhë e pa njolla!
si berisha në ’90!
vaj me det!
i ke pirë ilacet ?
jo o ram!pse pyt?
të nevoiten ty?
Jo mua nuk me nevojiten keshtu me ka then doktorr Berisha.
Koment i sakte Anticensura
Dick Marti vuan nga ndjenja e madheshtise dhe vdes per proxhektoret e mediave. Eshte nje politikan i deshtuar ne Zvicer dhe i pelqen te hedhi fishekzare ne medie. Ketu ne Zvicer i ka dale boja. Ku i ka faktet ? Faktet flasin me ze me te larte se fjalet thone anglezet.
Koha provoi se akuzat e tij kunder UCK ishin flluska sapuni.
E vertet “anticensurë”, lajmi eshte i mjegullt….
Besaj se Tema se ka bere qellimisht, ndoshta një pjes te stafit te saj nuk eshte dhe aq profesional..
Sqarimi i juaJ, ne nje far menyre, plotson lajmin…
Ngjarjet e klinikes Medicus, ndodhen rreth 10 vjet mbas luftes ne Kosove… personeli i saj eshte i gjithi nen akuze… dhe klientet, ata qe shisnin dhe blinin, kishin nje marrveshje paraprake…
Qenke tamam “anticensure”. Ky eshte nje lajm dhe shume serioz. Edhe une pyes se c’pune ka Uck apo Marti me kete histori, por ja qe te tjereve ne bote ky lajm u serviret.
Mire shume ben Mero qe na ben me dije se me c’lajme bombardohet opinioni jashte Shqiperie.