Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje!”, Albin Kurti ka theksuar se në ditën e protestës së 14 janarit në afërsi të Merdares ishte tërhequr zvarrë nga policia.
“E di që së paku dy prej policëve më kanë kapur për gjymtyrë dhe kanë filluar të më tërheqin zvarrë prapa kordonit të policisë, mirëpo në ato momente, mbase fare pak sekonda mbi trupin tim janë vendosur shumë duar të protestuesve, të cilët janë munduar të më tërhiqnin në anën e kundër”, tregon lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurtin në një intervistë për “Kosova Sot”.
Sipas tij, policia kishte zbatuar një plan për të bllokuar protestuesit për të mbërritur në afërsi të pikave kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.
I pyetur lidhur me disa komente në rrjetet sociale, deputeti i PDK-së Berat Buzhala dhe zv. ministri nga PDK-ja Ilir Mirena që përqeshën protestën, Kurti theksoi se “nuk mund t’i komentoj ato, sepse nuk mund t’i marr seriozisht. Unë nuk mund t’i marr seriozisht këta njerëz”.
Ai ka shtuar se Lëvizja “Vetëvendosje!” gjithmonë ka qenë paqësore dhe do të jetë paqësore dhe për vazhdimin e protestës më 22 janar.
Albin, Koha eshte e maskarenjve por atdheu i Shqiptareve… Shqiptaret e vertet e dine kush eshte Patriot i vertet, por leri kurvat te krihen nderkohe qe po na djegin KOMBIN
Albin Kurti eshte tamam Kuq e Zi dhe jo Kreshnik bythepambuku qe e nxorren nga mbledhja si legen. Albin Kurti shiti shtepine per te financuar fushaten elektorale, kurse Kreshnik bythepambuku nuk do te heqe menderen nga kolltuku i KLSH-se dhe e ben rezil nje palaco si Ilir Rusmajli…
Bravo Albin Kurtit per guximin qe tregon ky eshte i vetmi qe po ngrihet e po ben dicka reale me vepra.Ata policet e kosoves dhe thaci jane ca hjavane vene rrahin bashkombasit e tyre per ca maune me makarona e presh nga serbia.