Eprorët të paprekshëm, “viktimizohen” policët

20 Janar 2012, 12:20Rajoni TEMA

Lëvizja e Albin Kurtit nuk beson se organet e rendit do të kenë vullnetin për të ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj të gjithë atyre eprorëve policorë që kanë urdhëruar përdorimin e dhunës mbi qindra qytetarë në protestën e 14 janarit në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë.

Madje, sipas Lëvizjes Vetëvendosje, ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi do t’i “viktimizojë” ca pjesëtarë të Policisë së Republikës së Kosovës, vetëm për t’i fshehur urdhërdhënësit, të cilët urdhëruan pjesëtarët e forcave elite policore që të përdorin forcë.

“Qeveria “Thaçi 2” është e interesuar që të dënojë vetëm ndonjë pjesëtar të policisë, sa për t’i fshehur urdhërdhënësit dhunues. Madje, kam frikën se ministri Rexhepi do të marrë masa disiplinore vetëm ndaj ndonjë polici, në mënyrë që kjo masë t’i shërbejë atij si justifikim se kinse ka ndërmarrë masa ligjore ndaj pjesëtarëve të uniformuar. Së pari duhet të dënohen eprorët, e pastaj policët, sepse ata janë që kanë urdhëruar ushtrimin e dhunës”, ka thënë për gazetën deputeti Rexhep Selimi.

Vetëvendosje, ka theksuar ai, do të ngrejë padi penale jo vetëm ndaj policëve, por fillimisht ndaj urdhërdhënësve, mbi të cilët pohoi Selimi, bie përgjegjësia për forcën që është ushtruar në aksionin për bllokimin e dy pikave kufi tare me Serbinë për çështjen e reciprocitetit me Serbinë…/zeri

3 komente në “Eprorët të paprekshëm, “viktimizohen” policët”

  1. Drini says:

    Shqiptaret e kan dhunen ne gjak. Natyrisht edhe kosovaret, ju jane dukur policet serb si perendi njhere kohe dhe tani shyqyr qe ju erdhi ne dore. Per fat te keq kan si idhuj milicine serbe packa sa kan pare edhe polici zvicre dhe gjermane. Kosovic hesapi.

  2. Votren says:

    Nga shkruan ti more drin djali,nga vc e serise?Se vetem aty rrine minjte si puna jote.

  3. Treviso says:

    Momentet kritike qe po kalo populli shqiptar me qeverine e tij, duhet te jete nje mesimi imadh dhe per popullin kosovar.Edhe ne Kosove po trashen problemet. Shpresojme qe nuk arrijne deri ketu, ku arriten neShqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje